• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Rekord i zi’ për Gjirokastrën, qarku me numrin më të lartë të vetëvrasjeve për vitin 2019

05/06/2020
‘Rekord i zi’ për Gjirokastrën, qarku me numrin më të lartë të vetëvrasjeve për vitin 2019

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind më shumë në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT të përpunuara nga Monitor numri i personave të vetëvrare arriti në 7,5 për 100 mijë banorë nga 5,4 që ishte në vitin 2016.

Numrin më të lartë të vetëvrasjeve e kanë burrat, por vihet një rritje e fenomenit edhe tek gratë me 14 për qind më 2019. Më te ekspozuar ndaj vetëvrasjeve ishte grup-mosha 55-69 vjeç me 28 për qind të totalit të vetëvrasjeve, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë në raport me popullsinë.

“Shoqëria shqiptare ka humbur drejtpeshimin, duke e lënë individin në mëshirën e fatit. Natyrisht, vetëvrasjet vijnë kryesisht për shkak të problemeve të natyrës psikologjike dhe është depresioni ai që sjell numrin më të madh të tyre. Por vetë depresioni është produkt i një shoqërie që nuk i zgjidh problemet dhe që i vendos egërsisht nën presion individët. Mund të themi se shkaktarë të kësaj situate janë probleme të natyrës ekonomike, sociale e psikologjike. Të gjitha së bashku bëjnë që shumë njerëz të shfaqin dobësi, që i bëjnë të mos i përballojnë dot presionet e shumta” – ka pohuar më herët për Monitor, Ergys Mërtiri, psikolog.

Bien vetëvrasjet e të rinjve

Vetëvrasjet përfshijnë të gjitha grup-moshat e popullsisë, por tek adoleshentët ato kishin pësuar rritje vitet e fundit për shkak edhe të ndikimit negativ të rrjeteve sociale. Por gjatë vitit të kaluar vetëvrasjet në moshat e reja shënuan rënie të ndjeshme me 34 %, me gjithsej 25 persona nga 38 të rinj të vetëvrare më 2018.

Numri më i lartë i vetëvrasjeve ishte për moshën 55-69 vjeç me rreth 60 persona ose 28 për qind të totalit dhe në grup-moshën 40-54 vjeç me rreth 22 për qind të totalit. Zakonisht në këto grup-mosha vetëvrasjet shtyhen nga arsye ekonomike dhe përfaqësojnë kryefamiljarë që nuk ja dalin dot të mbajnë familjen.

Më tej numri më i lartë ishte për grup-moshën mbi 70 vjeç me rreth 44 persona ose 20 për qind e të vetëvrarëve më 2019. Vitet e fundit numri i pleqve që jetojnë vetëm është rritur, teksa të moshuarit janë më ekspozuar ndaj depresionit.

Gjirokastra, Berati me vetëvrasjet më të larta, Kukësi më të ulëtat

Qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Lezhës kishin nivelin më të lartë të vetëvrasjeve në vitin 2019. Në raport me popullsinë Gjirokastra shënoi 13 vrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Berati me 12,8 persona të vetëvrare për 100 mijë banorë dhe Lezha me 12.

Në krahun tjetër Kukësi, Elbasani dhe Tirana kishin numrin më të ulët të vetëvrasjeve, përkatësisht me 3,6, 5,1 dhe 5,8 për 100 mijë banorë, duke rezultuar edhe shumë poshtë mesatares kombëtare.

Shqipëria me numrin më të ulët të vetëvrasjeve në Rajon

Megjithë numrin në rritje të vetëvrasjeve, Shqipëria e ka këtë fenomen e ka më pak të përhapur se Rajoni. Sipas të dhënave OKB mbi popullsinë numri i vetëvrasjeve në Serbi ishte 15,6 persona për 100 mijë banorë, ne Malin Zi ishin 10,3, në Bosnjë 8,8.

Në rang global gjatë vitit 2018, Lituania shënoi numrin më të lartë të vetëvrasjeve me 31,9 për qind për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Rusia me 31, Guajana me 29,2 dhe Koreja e Jugut me 26,9 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sjellja vetëvrasëse ka ndikim dramatik në vendin e punës në terma njerëzorë dhe financiarë. Gjithashtu, njihet kostoja për ekonominë e gjerë. Kur një person në moshë pune tenton t’i japë fund jetës, ai individ menjëherë bëhet ekonomikisht joproduktiv; punëdhënësi i tij duhet të gjejë dhe trajnojë një zëvendësues (ai do të mungojë në punë, nëse humb jetën ose veprimi i tij mbetet në tentativë)./ Monitor

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

14/01/2026
Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

Inter vuan por ia del ndaj Lecces, ngec Napoli

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al