• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reja zbulon emrat e rinj në Kombëtaren e futbollit

05/05/2020
Reja zbulon emrat e rinj në Kombëtaren e futbollit

Kombëtarja e Shqipërisë do të luante në muajin mars dy miqësore për të parë elementet e rinjë, atje ku Reja do të kishte si kundërshtarë për t’i mundur me zgjedhjet taktike, Slloveninë dhe San Marinon. Por këto përballje do të anulloheshin për shkakun e pandemisë që mbylli futbollin në Europë. Mund të thuhet se nëse këto takime do të zhvilloheshin, atëherë do të shihnim në fushë Shqipërinë e re dhe Kombëtaren e prespektivës.

Në një intervistë për “Top Channel”, Reja ka zbuluar se kishte dërguar një ftesë për 5-6 lojtarë të rinjë që do të luanin në këto miqësore. Në të përfshihet edhe mbrojtësi i Lokomotivës së Zagreb, Mersinaj, por pa harruar emra si Çekiçi, Broja, Laçi dhe Kamberi. Edhe ky i fundit do të ishte debutues në fushën e lojës, pasi e kishte të pamundur që të luante në takimet e shkuara për shkakun e dokumentacionit.

Gjithashtu Reja është shprehur i habitur sesi në Shqipëri nuk e ka ende një sinjal për futbollin, duke parë edhe rastet e pakta nga Koronavirusi. Ndërkohë që në Itali, vendin më të prekur në Europë, ka nisur stërvitja individuale.

“Më vjen keq që kemi humbur dy ndeshjet miqësore me Slloveninë dhe San Marinon, pasi kisha thirrur 5-6 lojtarë të rinjë që i kisha marrë për t’i parë. Kisha thirrur Laçin, Mersinajn, Çekiçin, Kamberin, Brojan. Nga ana tjetër më mungon edhe Shqipëria, tani do të ndryshojmë zyrat e reja, duhet të kujdesemi dhe për to.

Mua më bën pak habi fakti se në Shqipëri nuk ka ende një përgjigje për futbollin. Një vend me më pak njerëz të prekur dhe me më pak rrezik nga Italia apo vendet e tjera në Europë, ende nuk kanë asnjë sinjal për futbollin. Mund të gjendet një zgjidhje si në disa shtete të tjera, unë kam folur me disa nga lojtarët dhe ata kanë filluar stërvitjen në grupe. Për mendimin tim Shqipëria duhet të kishte rifilluar pasi për fat të mirë nuk ka kaq shumë raste.

Sakrifica ekonomike për Koronavirusin në Shqipëri? Po sigurisht ne kemi folur dhe për mua nuk është problem i madh pjesa ekonomike. Kam folur edhe me stafin tim. Nëse na duhej të hiqnim dorë nga ndonjë rrogë apo nga ndonjë pjesë e rrogës, ne ishim gati. Folëm edhe me presidentin i cili na kërkoi nëse mund të kontribuonim dhe sigurisht i thashë që ne mund të heqim dorë dhe të kontribuojmë pasi ka njerëz që edhe pse duken profesionist në pamje të parë por kanë probleme shumë më të mëdha, probleme ndoshta edhe për t’u ushqyer. Nëse është një kërkesë për të ndihmuar në situata të tilla ne jemi gjithmonë gati.

Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në eliminatoret e ardhshme, me Bjellorusinë me Lituaninë apo Azejrbaxhanin. Sigurisht edhe ato janë skuadra kompetitive por ne nuk jemi më pak. Për atë pjesë të ndeshjeve që unë drejtova kam parë një rritje të dukshme. Një gjë të tillë e treguam në Islandë apo në Turqi. E vemtja që na prishi disi ecurinë në eliminatoret e shkuar ishte Andora se sa i përket Francës të gjithë e dimë diferencën.

Duam ti afrohemi më shumë kampionatit shqiptar, ka qenë një kërkesë e presidentit Duka që ne t’i japim një dorë futbollit në Shqipëri. Nga këndvështrimi teknik apo organizativ. Kam folur me Stezinën i cili ka filluar kontaktet me universitetet për të gjetur mjekët e rinj, që do të jenë kudo në ekipet kombëtare. Do të bëjmë sigurisht edhe teste të shumta por kjo periudhë pandemie na i ngadalësoi ritmet.

Unë do të merrem me trajnerët shqiptarë, për të dhënë leksione dhe jo vetëm, ndërkohë që Febrari, do të merret për të gjetur përgatitësit atletik. Edhe ai po krijon kontaktet dhe po kërkon në për universitete për të gjetur elementët e duhur. Duam shumë që të ndihmojmë futbollin tuaj me të gjithë njohuritë tona për të arritur në dicka pozitive. Nuk di se sa efikase do të jetë kjo gjë, por këtë do ta shohim në një kohë të dytë. Por do të jemi aty, në terren për të përmirësuar strukturat dhe nivelin e njohjes së futbollit me aq sa dimë ne”, tha Reja.

Related Posts

AXHENDA E SUPERIORES/ FSHF i cakton ndeshjet e javës së 13 për festat e nëntorit, duhet vendosur një stadium
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ FSHF i cakton ndeshjet e javës së 13 për festat e nëntorit, duhet vendosur një stadium

23/11/2025
E nis me këmbën e mbarë, Julian Shehu realizon një supergol në javën e parë në Poloni, i dhuron 3 pikët e para Widzev Lodz
Sport

Gol i Shehut në Poloni, mesfushori i kombëtares realizon me Widzew Lodz (VIDEO)

23/11/2025
VIDEO/  Laçi “rrëmben skenën”, eurogol dhe karton i kuq ndaj Fenerbahces
Sport

VIDEO/ Laçi “rrëmben skenën”, eurogol dhe karton i kuq ndaj Fenerbahces

23/11/2025
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Sport

Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të

23/11/2025
“Më vjen keq, shpërdoruam shumë”, flet Kërnaja: Partizani kërkon më shumë se top-4
Sport

“Më vjen keq, shpërdoruam shumë”, flet Kërnaja: Partizani kërkon më shumë se top-4

23/11/2025
Barazimi ndaj Tiranës, trajneri i Flamurtarit: Ndeshje pozitive
Sport

Barazimi ndaj Tiranës, trajneri i Flamurtarit: Ndeshje pozitive

23/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

AXHENDA E SUPERIORES/ FSHF i cakton ndeshjet e javës së 13 për festat e nëntorit, duhet vendosur një stadium

AXHENDA E SUPERIORES/ FSHF i cakton ndeshjet e javës së 13 për festat e nëntorit, duhet vendosur një stadium

23/11/2025
E nis me këmbën e mbarë, Julian Shehu realizon një supergol në javën e parë në Poloni, i dhuron 3 pikët e para Widzev Lodz

Gol i Shehut në Poloni, mesfushori i kombëtares realizon me Widzew Lodz (VIDEO)

23/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al