• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reforma zgjedhore, PD kërkon qeveri kujdestare 100 ditë para datës së zgjedhjeve (Propozimi)

31/05/2020
Reforma zgjedhore, PD kërkon qeveri kujdestare 100 ditë para datës së zgjedhjeve (Propozimi)

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë materializuar këtë të diel kërkesën e tyre politike për qeveri tranzitore.

Në tryezën e këshillit politik opozita dorëzoi sot propozimin ku kërkon që 100 ditë para zgjedhjeve të krijohet qeveria tranzitore e cila pas betimit para kreut të shtetit nis punën për organizimin e zgjedhjeve.

Në draft parashikohet gjithashtu se cilat janë disa nga detyrat specifike të qeverisë tranzitore “të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;  të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;  të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike”.

Propozimi i plotë:

Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen, këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 5, shtohen nenet 5/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 5/1

Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore

Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura apo rasteve të parashikuara në nenin 5/2 të këtij ligji. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë.100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë:të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.Rregullat e posaçme për organizimin dhe funksionimin e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, përcaktohen si Aneks i ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.”.

Neni 2

Neni 88, shfuqizohet.

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al