• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reforma në drejtësi/Rama: PD-LSI e KÇK janë 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentësh

03/03/2021
“Shqipëria 2030”, Rama: Në botën virtuale ka 2.4 milionë vende të lira pune që mund të arrihen vetëm me një ‘click’

Në një monolog ku në fokus ka drejtësinë e re, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu akuzat dhe sulmet për opozitën. Kreu i qeverisë theksoi se drejtësia e re nuk ndërtohet me drapër e çekanë as me dënime partie, por me një veprim të thellë demokratik dhe me një vrapim maratone.
Mes të tjerash ai tha se PD, LSI, dhe KÇK sot janë 3 këmbët e së keqes së vettingut, të dy kokave presidentësh, që sipas tij nuk e duan reformën në drejtësi.

“Kjo është puna më e vështirë mes të tëra punëve kaq të vështira. Nuk është punë që bëhet shpejt, pasi kërkon më shumë kohë. Dua t’ju kujtojë se kjo punë ka nisur pak vite më parë. Këtë punë mund ta niste dhe ta bitisë nesër vetëm një forcë politike në këtë vend, kjo e jona, PS. Mos e vini në dyshim këtë. Mos u zhgënjeni nga zhgënjimi juaj përballë drejtësisë. Drejtësia e re nuk ndërtohet me drapër e çekanë as me dënime partie, e as me urdhra partie, por me një veprim të thellë demokratik, me një vrapim maratone. Deri kur e vendosëm reformën në drejtësi në rendin e ditës, askush se mendonte se do ta niste atë maratonë me vendosmëri. I hymë detit në këmbë kur i thonë, edhe pse para nesh kishim mjegullën e dendur të skepticizmit dhe nihilizmit. Mos harroni se çfarë kemi hequr për ta votuar atë reformë, me ata që sot kërkojnë votën tuaj për të marrë drejtimin e këtij vendi, për të çuar në djall atë reformë. Mos harroni se çfarë iu desh që të bënin partnerët tanë europianë për të sjellë në parlament, Saliun, Ilirin dhe Lulin e Monikës për t’i nxjerrë ata nga ajo çadra tragji-komike u dhanë vende në administratë dhe në qeveri, vetëm e vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingun, A-n e alfabetit të reformës dhe më pas të hynin në zgjedhje. Ju mund të thoni; “Po mirë ikën 4 vite që ta dhamë timonin, por kush është futur në burg, nga ata që ju e dini, dhe unë e di. Ata duhet të japin para SPAK llogari, dhe jo të shesin dokrra në sofrën e vendit”. Pyetje e dhimbshme dhe përgjigje po ashtu; askush! Kush e ka menduar se vota për vettingun do të çonin njerëz në burg, ai është hallka e parë, fshesa e pastrimit të drejtësisë nga llumi i kalcifikuar 30 vite me radhë. Pastrimi i pallatit të drejtësisë nga ata që u pasuruan, duke e kthyer drejtësinë në biznes dhe të drejtën e çdo njeriu që shitet e blihet sot e gjithë ditën. Presidenti i republikës dhe ish-presidenti i kësaj republike, mbështeten nga kasta e korruptuar, deri kur t’ju vijë dita e fshesës së vettingut. PD, LSI, dhe KÇK sot janë 3 këmbët e së keqes së vettingut. Për inat të qeverisë, apo për inatin tim, ju nuk votoni fare, atëherë do të bëni një prej atyre gabimeve fatale në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan gjenerata tjetër. Unë nuk dua t’ju them se ju nuk keni asnjë arsye se pse të jeni të inatosur me mua apo me qeverinë, por përkundrazi mund të keni.”, tha Rama.

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)
Lajme

Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

15/07/2025
VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al