SPAK ka propozuar emrin e Aida Hajnaj në KLP për t’u zgjedhur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aida Hajnaj ishte e kualifikuara e vetme, pasi tre kandidatët e tjerë, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë skualifikuar. Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës.
Ky proces për zgjedhjen e kreut të ‘FBI-së shqiptare’ ka qenë i monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë. Kandidatët për kreun e BKH-së ishin; Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.
“Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj. Aida Hajnaj , në raport me kriteret e parashikuara që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Hajnaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK.