Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur gjatë natës së kaluar në Memaliaj.
Mesohet se është grabitur banesa e të moshuarit Hiqmet Ramadani, ku autorët e maskuar kanë marrë një shumë prej 12 milionë lekësh.
Ata kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, 87-vjeçarin Ramadani, i cili ka përfunduar në spital nga plagët e marra.
Nga raportimet e para, mësohet se ai jetonte i vetëm në fshat, pasi fëmijët i kishte në emigracion. Për ngjarjen ka shpërndarë edhe policia e Gjirokastrës një informacion paraprak.
Memaliaj/Informacion paraprak
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.