• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama vetë shkruan e vetë vulos, pse ndarja e Shqipërisë në 4 rajone është në shkelje të rënda ligjore

10/09/2020
Roland Bejko ‘shigjeton’ Presidentin: Gjethja e fikut, nuk e mbulon dot tërë lakuriqësinë

Nga Roland Bejko

Komisioni për Ekonominë dhe Financat i parlamentit shqiptar, rrëzoi sot Dekretin e Presidentit Meta “Kthim për rishqyrtim të ligjit nr.102/2020 “Për zhillimin rajonal dhe kohezionin”. Edhe pse argumentat juridikë të Presidentit, të opozitës, dhe ekspertëve të pavarur ishin të pakontestueshme, komisioni i kukullave të Ramës, nuk e pa të udhës të ndëronte udhë.

I). Ndarja e Shqipërisë në 4 Rajone është në shkelje të rënda ligjore:
1. Ligji i Ramës nuk përafron asnjë normë të acquis comunitaire të Bashkimit Europian. (Ka të bëjë me normën e përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
2. Tabela e përputhshmërisë nuk është konform normave në fuqi.
3. Projektigji është në kundërshtim me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë ku qartësisht ka shkelur nenet 108/109/110/111).
4. Projektligji është në kundërshtim me Ligjin nr.8548, datë 11.11.1999 për ratifikimin e “Kartës europiane të autonomisë vendore”.
5. Projektligji është në kundërshtim me Ligji 115/2014 “Për ndarjen administrative”
6. Projektligji është në kundërshtim me Ligji 139/2015 “për vetëqëverisjen vendore.

II). Miratimit të ligjit që e ndan shqipërinë në 4 rajone është në shkelje edhe të qëllimit pse BE ka formuar fondet strukturore dhe koheziont social për të cilat arsye Rama thotë se ndërmori këtë nismë:

Kur BE miratoi paketën 2 të Jacques Delors për fondet strukturore dhe kohezionin social futi konceptin e subsidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal në një pushtet thellësisht të decentralizuar. Këtë parim e miratoi enkas për të mos i kaluar fondet e kohezinit nga duart e qeverive qëndrore, por të atyre lokale, të pavarura, të decentralizuara dhe të koordinuara midis tyre, pra bashkia me bashkinë, qarku me qarkun etj.  Sipas këtij ligji të miratuar, Rama bën të kundërtën e normës së BE-së, krijon një strukturë jo kushtetuese, jo administrative (Sipas tyre) të menaxhuar nga zv/Kryeministri. Pra do jetë një strukturë e centralizuar që pretendon të menaxhojë fonde që u atribuohen pushteteve vendore të pavarura e të decentralizuara.

A do ta hajë Brukseli dhe Strasbourgu këtë?  Nuk e besoj. Pavarësisht kërkesës së tyre të vazhdueshme që Shqipëria të ndahet në pak rajone, Ata nuk do të bien dakord me këtë strukturë të centralizuar. Si strukturë e centralizuar, mirë do mjaftonte qeveria, dhe nuk ka nevojë për një tjetër apendiks të saj.

III: Duke qenë se Shqipëria pretendon që ti çelen negociatat, është kusht i pakontestueshëm dialogu politik.
Inisiativa të tilla që kanë të bëjnë me përmbajtjen strukturore të funksionimit të “shtetit modern”, janë të detyruara të kalojnë për miratim me një konsensus të gjerë politik dhe të aktorëve jo politikë. Kjo nuk ka ndodhur, e kundërta po, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga qeveria, pa transparencë dhe pa gjithëpërfshirje aktorësh. Përfundimisht, ky ligj është i atakueshëm ligjërisht në gjykatat respektive si dhe me shumë gjasë edhe i mos pranuar si nga Brukseli ashtu dhe nga Kongresi Evropian i Autonomisë Vendore në Strasbourg.

Related Posts

Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Askush si Emma Stone! Rekordi që po bën histori në Oscar

Askush si Emma Stone! Rekordi që po bën histori në Oscar

23/01/2026
Në Torino nuk e duan më, Marotta për Asllanin: Do gjejmë një sistemim të ri

Merkato/ Kristjan Asllani më në fund vendos, mesfushori i gatshëm të transferohet në Stamboll

23/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al