• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama uron për ditëlindje “sozinë” e tij: Florian Binaj është djalë king, i talentuar dhe edukuar. S’i kam kuptuar kurrë politikanët që tërbohen nga vënia e tyre në lojë

12/10/2020
Rama uron për ditëlindje “sozinë” e tij: Florian Binaj është djalë king, i talentuar dhe edukuar. S’i kam kuptuar kurrë politikanët që tërbohen nga vënia e tyre në lojë

Kryeministri Edi Rama ka uruar për ditëlindje “sozinë” e tij që e imiton tek “Portokalli”, Florian Binaj. Kreu i qeverisë thotë se ai është një djalë i talentuar dhe king, dhe nuk e mka kuptuar kurreë se përse politikanët mërziten dhe tërbohen nga vënia në lojë e komedianëve dhe karikaturistëve.

Postimi i plotë i Ramës:

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre.

Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.

#TëRRALLË

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Parashqevi Simaku bëhet gati për rikthimin e madh
Lajme

Parashqevi Simaku bëhet gati për rikthimin e madh

21/04/2025
Noizy: PD-ja më kujton errësirën, askush s’ma mbush syrin përveç Ramës
Kryesore

Noizy: PD-ja më kujton errësirën, askush s’ma mbush syrin përveç Ramës

14/04/2025
Merr fund martesa e çiftit Meta – Kryemadhi, nga sot zyrtarisht të divorcuar
Lajme

Merr fund martesa e çiftit Meta – Kryemadhi, nga sot zyrtarisht të divorcuar

11/04/2025
Zhaku për burrin e saj gjerman:  S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte!
Paparazzi

Zhaku për burrin e saj gjerman: S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte!

07/04/2025
Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel, gazetarja reagon e revoltuar pas ngjarjes së Vlorës me tre 15 vjeçare: Degjenerim i familjes, çfarë janë këta prindër…
Kryesore

Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel, gazetarja reagon e revoltuar pas ngjarjes së Vlorës me tre 15 vjeçare: Degjenerim i familjes, çfarë janë këta prindër…

27/03/2025
“Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re
Lajme

“Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re

14/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al