Në një komunikim online me të gjithë kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ironizoi kryesuesit e listave të opozitës nëpër qarqe. Secilin prej tyre i vuri përballë me kryesuesit e listave të PS-së. Për Gjirokastrën Mirela Kumbaro ishte përballë Tritan Shehut.
“Urdhëro, ky është propozimi që iu bëhet demokratëve të Gjirokastrës. Ata që kanë mbetur aty demokratë. Urdhëro! E njihni besoj. Ish-ministri i Shëndetësisë në konkurrencë me atë të shëndetësisë”, tha Rama.
Në qarkun Gjirokastër socialistët kanë zyrtarizuar 6 kandidatë: Mirela Kumbaro, Laert Duraj, Bledi Çuçi, Kosta Garo dhe Kjara Adhami.
©argjiroja.net