Mediat greke kanë zbuluara detaje nga takimi që kryeministrat Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis kanë pasur këtë të premte në Mynih ku ndodhen si pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë.
Sipas “Skai” që citon burime qeveritare thuhet se “Mitsotakis iu referua demarkacionit të zonave detare mes dy vendeve, duke theksuar se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ashtu siç kanë rënë dakord të dyja palët, do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Sipas dy kryeministrave, ky hap do të konsolidojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe do të rrisë sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon”.
Kryeministri grek thuhet se ka nënvizuar mbështetjen e vendosur të Greqisë për kursin europian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit. Mitsotakis ka pasur takime të shkurtra edhe me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, por edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ende nuk ka ndonjë njoftim nga qeveria shqiptare për takimet e Ramës.