Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën dy ditore në Greqi. Fillimisht, kreu i qeverisë do të pritet në një takim nga homologu grek, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin do të ketë edhe një darkë.
Në tryezën e diskutimeve do të jenë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Ndërkohë, mediat greke raportojnë se sot pritet të heidhen themelet për marrëveshjen e re të detit, çështje kjo e përfolur shumë ditët e fundit, ndërsa në Tiranë nuk kanë munguar akuzat në adresë të qeverisë, për një pakt të mundshëm me Athinën, i cili nuk është bërë transparent.
Por qeveria dhe kryeministri Edi Rama e kanë mohuar ekzistencën e një marrëveshje, duke u shprehur se Greqia ka të drejtën e vet për t’u zgjeruar me 12 milje hapësirë detare, të drejtë të cilën Shqipëria, sipas tij, e ka ushtruar në vitin 1990.