• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: S’mund të martohemi me BE nëse nuk flasim. Shqipëria, për të huajt, është vendi më i sigurtë në Evropë.

18/10/2020
Rama ironizon Bashën: Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, ti je pasagjeri VIP

Kryemininstri Edi Rama ka kërkuar nga Mynihur nisjen e procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian duke theksuar edhe njëherë se pengesat në këtë proces po vijnë nga dinamikat e brendshme të vendeve anëtare dhe jo nga Shqipëria.

Duke folur nga forumi Europapark në Mynih, Rama u shpreh se është e pakuptimtë që vendet të privohen nga mekanizmi i negociatave të anëtarësimit në BE dhe nënvizoi faktin se akuzat që i bëhen Shqipërisë për kriminalitetin nuk janë të vërteta.

“Ne duam të jemi pjesë e BE, por të jem i drejtpërdrejt; nuk mund të imagjinoj një shtëpi ku funksionojë mirë, ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionon me 28, mund të funksionojë me 33 vende? Nuk mund të funksionojë normalisht, është e mundur, por kjo nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha të Evropës ulen për ta përshtatur mekanizmin.

Pastaj krimi shqiptar… Kur bullgarët donin të hynin në BE mendoni se ato do t’i vrisin. Kur donin të hynin Romunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Çdo vend që i qaset derës së unionit duhet të përballet me gjëra të tilla. Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen. Duke folur për krimin shqiptar, në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë. Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe. Një gazetë me titull të madh se një bandë shqiptarësh ishte shkatërruar. 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dy nga Polonia, dikush nga Maroku dhe në të ishin dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinat ku kultivohej droga, por për politikën ishte mirë që ta paraqiste si bandë shqiptare.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.

Related Posts

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti
Kryesore

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

1 milion dollarë për një foto me Burak Ozçivit?

1 milion dollarë për një foto me Burak Ozçivit?

13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al