Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur ligjin anti-shpifje. I ftuar në emisionin “PolitikON”, Rama tha se nuk kishte probleme për ata që e ofendojnë por me ata që e akuzonin pa fakte.
“Nëse më thonë gomar është opinion por nuk kam probleme me të. Nëse më thonë hajdut nuk është opinion, është akuzë dhe duhet të ketë fakte. Në radhë të parë flas pse përceptohem armik i shtypit,”-tha Rama.