Shqipëria dhe Greqia do të zhvillojë mbledhje të përbashkët qeverie në një të ardhme të afërt. Një gjë e tillë u pohua nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.
“Kemi nisur punën për mbledhjen e parë të të dy qeverive, për çështje që kanë rëndësi, për njerëzit e zakonshëm dhe fëmijët tanë në Shqipëri dhe Greqi. Çështjet e patriotizmit folklorik nuk janë çështje diskutimi.
Së shpejti besoj se do kemi rezultate edhe për heqjen e ligjit të luftës. Të gjitha çështjet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të zgjidhshme“, u shpreh Rama.