Nga Edi Rama
Nuk mbaj më mend sa takime bëmë sot në Gjirokastër, por po kthehem krejt i çlodhur falë bukurisë së një dite plot energji pozitive☀️, falë punëve mashallah të njerëzve me turizmin, bujqësinë, artizanatin, falë punëve po ashtu mashallah të Flamurit e skuadrës së bashkisë së tij, falë komunikimeve me gjirokastritë të të gjitha moshave e shtresave, falë aq shumë simpatizantëve që na u bashkuan në takimin e madh të pasdites falë qytetarisë gjirokastrite të mbledhur në mbrëmjen frymëzuese me Krenaritë e Komunitetitfalë padyshim edhe magjisë së qytetit të gurtë dhe padiskutim grupit drejtues të gjirosocialistëve
FALEMINDERIT❤️ *dhe ju grupi mos harroni porosinë e fundit