• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë akoma më shumë!

17/09/2022
Rama, Sinaloa, karteli, droge

Rama, Sinaloa, karteli, droge

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale dhe me gazetarë, kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me aludimet në një media meksikane se disa shqiptarë kanë lidhje me kartelin e Sinaloa dhe pastrojnë paratë në Shqipëri. Po kështu kryeministri u pyet edhe për aludimin se një prej biznesmenëve, ka takuar edhe Ramën. Kryeministri e quajti absurd faktin që mediat shqiptare, marrin të mirëqenë akuza të një media meksikane, pa bërë asnjë verifikim dhe godasin “një familje të tërë shqiptare”. Rama i quajti akuzat “të neveritshme” dhe tha se nuk ka lidhje me asnjë kartel.

LEXO EDHE: Ekzekutimi i avokatit të njohur grek, rëndohen akuzat për shqiptarët

“E para e punës, nuk besoj se ka ndonjë dallim të madh mes medias në fjalë dhe medias tuaj. Është e njëjta gjë. Mund të thuhen të vërteta dhe shumë gënjeshtra. E konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, kudoqoftë, merret një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mëngjesin në darkë, pa pyetur kush jeni dhe me çfarë merreni. Lidhet njeriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit përllogaritet se është më e madhe se GDP-ja e Gjermanisë. Çfarë lidhje ka një njeri me pasuri të tillë të pastrojë paratë me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë?!

Si bëhen këto gjëra pa asnjë verifikim? Thjesht kap emra, përplasi pas murit, ngriji dhe uli trafikantë, ngriji dhe uli, ju qofshi dhe Zoti ju pastë në kujdes. Unë jam krejt i pafuqishëm për të bërë çfarëdolloj gjëje tjetër. Nuk kam asnjë lidhje me asnjë kartel, nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë më shumë. Jetoj për disa gjëra të tjera që nuk ka asnjë mundësi t’ua shpjegoj. Ju kam lënë Zotin të gjithëve që bën këto përralla dhe që përfshihen në një valë sulmesh. Shkatërrojnë jetë njerëzish dhe familje. Doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanalit të Vatanit këtu me një llumhane që nuk di se si bëhet për ta frenuar”, tha Rama.

Related Posts

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Ministri i Brendshëm: Drejtorë e shefa komisariatesh u japin kriminelëve informacione sensitive
Lajme

Taulant Balla: Kush sulmon policinë, sulmon shtetin

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026
Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”
Kryesore

Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Disfata në klasike i kushton shtrenjtë, De Zerbi largohet nga Marseille

Disfata në klasike i kushton shtrenjtë, De Zerbi largohet nga Marseille

11/02/2026
‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al