• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama njofton ligjin: Të deklarohen garsonieret, dhomat e plazhit dhe shtëpitë e AirBNB, ose gjobë deri në 400 mijë lekë

03/10/2023
Rama njofton ligjin: Të deklarohen garsonieret, dhomat e plazhit dhe shtëpitë e AirBNB, ose gjobë deri në 400 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot i ashpër me ndërtuesit e mëdhenj në vend, madje duke deklaruar se është në dijeni të një krimi të rëndë që ata po kryejnë. Rama tha se ndërtuesit i shesin apartamentet me nga 8 mijë euro metri katror dhe i deklarojnë 800 euro m/2.

E menjëherë pas kësaj, thirrja e Ramës për ndërtuesit ka mbetur në formën e “paralajmërimit”, ndërsa ajo që është materializuar në një projektligj, katë bëjë me qytetarët e thjeshtë që fitojnë shuma modeste në krahasim me bosët e ndërtimit, teksa japin gjatë verës me qira garsoniera apo ndonjë hyre të regjistruar në AirBNB.

Propozimi i ri i qeverisë parashikon deklarimin e të gjitha këtyre strukturave akomoduese, që më pas të tatohen sipas ligjit. Dështimi për deklarimin e tyre do të penalizohet me gjoba të rënda që shkojnë deri në 400 mijë lekë.

Në projektligj propozohet që pjesë e strukturave akomoduese të mos jenë vetëm hotelet, motelet, resortet, kampingjet apo dhomat e ofruara nëpër agroturizma, por të përfshihen edhe apartamentet që ofrohen nga qytetarët për akomodimin e turistëve që kanë në përbërje një dhomë, kuzhinë dhe të paktën 1 tualet.

Po ashtu pjesë e listës do të jenë edhe një bllok apartamentesh (2 ose më shumë) që menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik.

Për herë të parë propozohet që të përfshihen në ligj edhe dhomat që jepen me qira për pushuesit, pavarësisht se janë brenda një ndërtese rezidenciale apo një ndërtese banimi.

Referuar projektligjit të gjitha këto struktura akomoduese të lartpërmendura duhet të regjistrohen në QKR dhe brenda 30 ditësh duhet të aplikojnë për të marrë certifikatë pranë Ministrisë së Turizmit.

“Çdo sipërmarrës turistik, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, brenda 30 ditëve nga regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese, paraqet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin. Çdo strukturë akomoduese gjatë ushtrimit të veprimtarisë ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën”, thuhet në nenin 43 të këtij projektligji.

Për të gjitha strukturat akomoduese që ushtrojnë aktivitetin pa marrë licencë pranë ministrisë do të aplikohen penalitete si më poshtë:

a) Ushtrimi i veprimtarisë si strukturë akomoduese pa certifikatë kategorizmi, sipas nenit 43/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:

i. nga 1 deri në 5 dhoma me 20 000-50 000 lekë

ii. nga 6 deri në 15 dhoma me 100 000 lekë;

iii. nga 16 deri në 40 dhoma me 200 000 lekë:

iv. nga 41 deri në 80 dhoma me 300 000 lekë;

v. mbi 80 dhoma me 400 000 lekë.

b) përdorimi i paautorizuar i shënjave dalluese në strukturën akomoduese, pa u kryer procesi i klasifikimit sipas nenit 45 dënohet me gjobë 200 000 lekë;

c) ushtrimi i veprimtarisë si agroturizëm pa certifikatën përkatëse sipas nenit 45/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:

i. deri në 5 dhoma 50 000 lekë;

ii. mbi 5 dhoma 100 000 lekë.

Për shkak të fenomenit që strukturat akomoduese të deklaruara por edhe ato të padeklaruara nuk raportojnë numrin e vizitorëve, në projektligj propozohet ndëshkim me gjobë edhe për këtë shkelje.

“Mosdeklarimi i të dhënave statistikore nga strukturat akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, sipas nenit 66 dënohet me gjobë 150 000 lekë”, thuhet në germën R, të nenit 71.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al