Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Libohovë, ku ka vizituar një bujtinë, e para që hapet për turistët në fshatin Labovë e Kryqit. Rama e ka nisur vizitën duke u freskuar tek burimi i fshatit, më pas ka parë nga afër bujtinën me disa dhoma që drejtohej nga nënë Maria. Nuk ka munguar dhe një ngacmim për nusen e shtëpisë, të cilën e ka pyetur për marrëdhënien me vjehrrën.
“Me vjehrrën mirë shkoni?”, ka qenë pyetja e Ramës për nusen. Teksa ajo i është përgjigjur: “Super, më mirë se mund ta mendoni”.