Gjatë takimit në Gjirokastër kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe mediat, të cilat sipas tij nuk i japin zë punëve të mira që janë bërë, por dezinformojnë dhe shtrembërrojnë faktet.
“Jam krenar që sot në Shqipëri s’ka asnjë ekran proqeveritar. Keni parë ju? Ju jeni nga Gjirokastra, kani parë ju ndonjë gjë të mirë nga këto që është bërë këtu që ta nxjerrin ata?”, deklaroi Rama.
Më tej kryeministri u tregua i prerë duke deklaruar se nuk do të ketë rritje tjetër të pagave për pedagogët. “Këtu bërtasin ata që kanë më shumë, në krye të protestës është një ish SHIK-as”, u shpreh kryeministri. ©argjiroja.net