Kryeministri Edi Rama ka folur në “Open” edhe për akuzat e opozitës se ka falur detin te Greqia, duke iu referuar vendimit të qeverisë greke për të ushtruar të drejtën e zgjerimit me 12 milje. Rama tha se kjo është e pamundur pasi nuk ka hapësirë detare fizikisht. Kryeministri ka bërë humor duke thënë se nëse Greqia do të zgjerohej me 12 milje, Porti i Sarandës do të përfundonte në Memaliaj. Këto akuza tha Rama janë një turp i madh.
©argjiroja.net