• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Ne po luftojmë me Covid, opozita dhe presidenti në aleancë me virusin po luftojnë me ne për pushtet. Viktimat s’fshihen si videot e 21 Janarit, po tejkaloni çdo cak

21/11/2020
Rama: Ne po luftojmë me Covid, opozita dhe presidenti në aleancë me virusin po luftojnë me ne për pushtet. Viktimat s’fshihen si videot e 21 Janarit, po tejkaloni çdo cak

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se numri i viktimave që kanë humbur jetën nga COVID-19 është manipuluar nga autoritetet. Rama thotë se ne nuk mund të jemi rasti unikal ku qeveria lufton kundër COVID dhe opozita bashkë me Presidentin të bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë”.

Fotogratitë nga morgu i Tiranës, të cilat pushtuan mediat sociale ditën e djeshme, Rama i ka quajtur thjeshtë klandestine, duke theksuar se shpërndarja e tyre nuk është as demokratike dhe as shqiptare, por haptazi jonjerëzore.

“Jam krenar se si ne kemi reaguar si popull në të dyja rastet. Qoftë në 26 nëntor, apo duke bërë edhe pjesën e sakrificës në përballje me virusin që po sprovon mbarë botën. Jam krenar si kryeministër se si forcat e shtetit dhe ato shëndetësore janë vënë në dispozicion të qytetarëve.

Jam i keqardhur që kjo dalje sot u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë që i ka karakterizuar shqiptarët në këtë përballje.

Një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, shan, akuzon dhe lufton përditë në frontin e kësaj lufte nervash.

Nuk jam këtu për baltën dhe pështymën që marr përditë nga pakica e zhurmshme. Mua të sharat që më adresohen më bëjnë më të fortë dhe realisht me japin më shumë energji për t’i udhëhequr betejat tona në çdo fushë.

Në mes te një luftë mund të sfidohet edhe qeveria, por edhe ekspertiza, por nuk mundet që deri edhe presidenti të krijojë komitetin alternativ edhe opozita gjithashtu, ku një komitet thotë që të mbahen maskat dhe një tjetër të thotë që qytetarët të shkojnë në kisha dhe xhamia të luten për largimin e qeverisë.

Ne nuk mund të jemi rasti unikal ku qeveria lufton kundër COVID dhe opozita bashkë me presidentin të bëjnë aleancë me COVID-in për të rrëzuar qeverinë dhe duke shpërndarë fotografi klandestine nga morgu i spitalit. Nuk është as demokratike dhe as shqiptare, por haptazi jonjerëzore”, tha Rama.

Në mesazhin e tij, Rama përgënjeshtroi akuzën e Bashës se po fshihen viktimat, duke i cilësuar sulmet si një akt të turpshëm, që ”tejkalon demokracinë”, një “lëndim i patolerueshëm i karakterit tonë si vend, episod i shëmtuar i luftës për pushtet, që nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar”.

Kryeministri akuzoi opozitën dhe presidentin duke thënë se sipas tij, akuzat e pabaza, me fotografi “klandestine” nga morgu, tregojnë “ka një dobësi të frikshme të karakterit të opozitës.

Viktimat nuk janë kuti këpucësh që mund t’i fshehim, ata nuk treten në ajër. Mjekët në front të parë nuk janë si këshilltarët e presidentit që shpërndajnë lajme të rreme, nuk fshihen viktimat si u fshinë videot e kryeministrisë në 21 janar. Opozita dhe presidenti po bëhen palë me COVID-19 për të rrëzuar qeverinë”.

Rama cilësoi akuzat edhe si të rrezikshme për vetë mjekët sepse “nxit urrejtjen ndaj tyre”.

Kreu i qeverisë mohoi që të jenë fshehur numrat e viktimave nga COVID, duke thënë se qeveria nuk ka as mundësi praktike dhe as teorike ta bëjë një gjë të tillë.

“Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekurve është çnjerëzore. Sa do i dobët qoftë karakteri i lidershipit të një partie, si mund të cenohet integriteti njerëzor, jo profesional i një armate të madhe mjekësh që kanë harruar familjet e tyre.

Si mund t ë bjerë kaq poshtë qenia politike dhe të provokojë deri në palcë çdo familje që kanë humbur të dashurit e vetë dhe të fusë tmerrin për ata që kanë të sëmurë të afërmit. Ky nuk është karakteri i këtij i vendi, nuk është karakteri i këtij populli, e as i politikës në vetvete.

S’ka më turp se kaq. Por dhe këtë nuk e thua dot më, në fakt në këtë pikë nuk është e imagjinueshme se ku mund të shkojë paturpësia e këtij vendi. Pse ça janë këta që vdesin vota që humbasin gjatë votimit të zgjedhjeve në PD, apo kuti këpucësh që mbushen me lekë në Lalëz e shpërndahen në burime mediatike.

Nuk ka asnjë mundësi teorike dhe as praktike që qeveria të fsheh numrin real të viktimave. Ashtu siç nuk ka asnjë parti politike që të përcaktojë diagnozën e vdekjeve të pacientëve në spital. Nuk është hera e parë, por është kulmimi i një serie rastesh sulmesh, që ngre akuza për thirrjen e Prokurorisë. Mjekët sot kanë nevojë për solidaritet dhe kjo e kalon neverinë e politikës”, tha ai.

Related Posts

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet
Kryesore

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet

08/07/2025
Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!
Kryesore

Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!

08/07/2025
Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier
Kryesore

Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier

08/07/2025
Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike
Kryesore

Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike

08/07/2025
Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë
Kryesore

Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë

08/07/2025
Vatër e re zjarri në Poliçan
Kryesore

Vatër e re zjarri në Poliçan

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al