Gjatë shëtitjes në Pazarin e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama ka hyrë edhe në një prej lokaleve më të njohur në atë zonë “Gallery Irish Pub”. Teksa po bisedonte me administratorin, Fatjon Çumaku, Rama i ka lënë porosi për të rritur rrogat e punonjësve. “Paguaj më shumë punonjësit, mos i ler të ikin. Rrit pagesën, dëgjo mua se pastaj të rroftë investimi, do ngelesh vetëm. Ndaj pak më shumë nga fitimi yt dhe me ta që të fitoni bashkërisht më shumë”, i tha Rama. Për shkak të shpopullimit masiv në Shqipëri, ku Gjirokastra është një ndër qarqet më të prekur, bizneset nuk po gjejnë dot fuqi punëtore për të përballuar nevojat e tyre. Më poshtë video e bisedës së Ramës me administratorin e lokalit. ©argjiroja.net