Ka reaguar sërish Partia Demokratike, lidhur me udhëtimin e kryeministri Edi Rama në Paris. Kye reagim vjen si përgjigje të deklaratës së bërë nga kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga i cili tha se ishte takim pune, jo fundjave siç PD-ja pretendonte. Megjithatë, këta të fundit ka reaguar sërish duke kërkuar transparencë.
“E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?”, shkruan PD.
Reagimi i këshilltarit të Ramës
” E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin”, shkruan këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga.