Fjalën e tij në Asamblenë e PS, Edi Rama e ka nisur duke kujtuar faturat aforfe të kohës së Berishës, situatën ekonomike para se PS të vinte në pushtet në 2013 dhe fenomene të tjera që sipas tij kanë ndryshuar në këto 7 vjet dhe që Rama i quajti “arsye për të fituar mandatin e tretë”. Por dhjetëra anëtarëve të Asamblesë që janë ulur përballë tij, nuk ka se si të mos i bjerë në sy një detaj tjetër, një “fiksim” tjetër i kryetarit të tyre, nga i cili ai nuk heq dorë kollaj, atletet e bardha konmbinuar me kostumin ngjyrë blu. Kësaj radhe, Rama ka përzgjedhur një palë “Adidas”