Edi Rama foli sërish me vendosmëri për të fituar bashkitë që sot drejtohen nga LSI-ja, duke përfshirë këtu edhe Gjirokastrën.
“Nuk kam pyetje për ju në Gjirokastër dhe në Berat, ku për 4 vite kanë drejtuar aleatët tanë të djeshëm që sot i janë dhënë sherrit, çizmeve dhe bojës. Në 1 korrik këto bashki do të gdhihen në krahun e zemrës me Partinë Socialiste të Shqipërisë. Sot nis pa dorashka beteja jonë për betejën e 30 qershorit”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në takimin ‘Bashkia që Duam’ ku u rikonfirmua Erion Veliaj si kandidat për Tiranën.
Por deri më tani socialistët nuk e dinë ende emrin me të cilin do të sfidojnë opozitën në qytetin e gurtë. Emrat e përfolur janë katër: Ornela Çuçi, Flamur Golemi, Artemis Malo dhe Armand Hila.
©argjiroja.net