Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë Ilir Metës pas mesazheve me ton kërcënuese që ky i fundit dha ditën e sotme. Rama i thotë se Meta është thjesht komandant i LSI dhe jo komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi Shqipëria nuk është në luftë. Për kryeministrin në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit që sipas Kushtetutës mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë e sherrin.
REAGIMI
Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!