Zbardhen porosite e kryeministrit Edi Rama ne mbledhjen e sotme te Kryesise se Partisë Socialiste. Mesohets e ne fokus ka qene java e fundit e fushates dhe zgjedhjet e 30 qershorit, qe sipas kryeministrit nuk mund te negociohen, pasi sikunder ka perserotur eshte koha kur populli ka te drejte te marre fjalen.
“News 24” raporton se Rama ka dhënë porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke nisur nga ditët e mbetura të fushatës dhe ditën e zgjedhjeve. Mesohet se Rama ka kërkuar të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Më 30 qershor të kemi një proces me standarde”, citohet te kete thene Rama.