Kryeministri Edi Rama foli për procesin e rindërtimit, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Lezhë. I pyetur nga një qyetare e prekur nga tërmeti i 26-mëntorit, se kur do të marrin çelësat e shtëpisë, kreu i qeverisë është shprehur se procesi i rindërtimit do kohën e tij, ndërsa iu kërkoi qytetarëve të kenë edhe pak durim. Ndër të tjera ai ka thën se Shqipëria është i vetmi vend që do u japë qytetarëve shtëpi falas, pasi në vende të tjera ku ka zënë shembull italinë dhe Greqinë shteti jep vetëm kredi të butë.
Rama: Ne kemi pasur një volum pune të jashtëzakonshëm. Nuk e kam gjetur një eksperiencë të vetme rindërtimi pas tërmetit falas. Në Itali, Greqi e kudo familjet që marrin shtëpi mas tërmetit, marrin një kredi të butë, ku shteti jep një kontribut, por apartamente falas jo. Ne të gjithë këtë po e bëjmë që të gjithë ata që kanë humbur shtëpinë do ta marrin dhe do ta marrin falas. Madje, ku do ku në një kulm ka pasur disa kurora, ne nuk ndërtojmë një kulm, por aq kurora sa ka pasur. Për këtë duhet durim akoma. E rëndësishme është se procesi është i pandalshëm. Akoma nuk kemi dhënë asnjë apartament, sepse nuk i kemi akoma gati, por unë besoj se nuk do të prisni aq sa keni pritur deri tani, por më pak. Të gjithë ju do të keni një pallat të ri, që do të jetë më i mirë, më i fortë dhe më i bukur se ai që kishit.