Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj Ilir Metës duke mos lëvizur asnjë presje deklaratave të mëparshme: “Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor”, shkruan ai në twitter.
Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një konference për mediat pasditen e sotme tha se ishte e detyruar ti shtynte zgjedhjet për të shmangur konfliktin civil në 30 qershor. Ai tha se Ramës i kishte treguar 10 ditë më parë, në një dreke që kishin konsumuar sëbashku.
Meta gjithashtu shtoi se Kushtetuta i njeh të drejten Presidentit për të caktuar zgjedhjet dhe veprimet e tij jane kushtetuese.