• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama i ngriti pusi Bashës dje, duke e futur në kurth

26/03/2021
Rama i ngriti pusi Bashës dje, duke e futur në kurth

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka përdorur një hile meskine për të krijuar fabulën fjalimit të hapjes së fushatës elektorale. Kur zbriti nga avioni i Erdoganit, në Rinas, bashkë me sasinë e sapo sjellë të vaksinave kineze, kryeministri iu përgjigj edhe pyetjes së një gazetareje, se si do të organizonte mitingun e djeshëm, kur ligji lejon vetëm grumbullimin e një numri të kufizuar personash.

Eshtë tejet interesante të shikohet përgjigja që ai dha në aeroport dhe ligjërata që mbajti disa orë më pas në sheshin Skënderbej. Vërtet kufizimet nga pandemia nuk lejojnë më shumë se dhjetë vetë, por është çështje fantazie nëse ti i vendos dhjetë këtu dhe dhjetë të tjerë 20 cm më larg, shpjegoi ai. Kjo deklaratë, në fakt, ishte një sinjal i qartë se partia në pushtet nuk do ta zbatonte ligjin (20 cm largësi nuk do të thotë asgjë), se ajo, ashtu sikurse bën gjithmonë, do të shfrytëzonte një truk për ti’u mbivendosur atij.

Por, këtë radhë dredhia kishte qëllim tjetër. Më shumë sesa një shkelje syri ndaj të tijëve për të mos përfillur kufizimin e grumbullimit në shesh, deklarata e shefit të qeverisë, në Rinas, qe një kurth për opozitën. PD me aleatët ranë në këtë çark. Duke kujtuar se rilindasit do të tuboheshin në shesh për të treguar forcë, ata e shpërfillën planin fillestar sipas të cilit patën marrë edhe lejen, atë për t’u tubuar sipas modelit të fushatës së Bidenit, secili në makinën e vet. Të yshtur nga kompleksi opozitar se mos pushteti demostron shenja triumfi, ata u përgjigjën me të njëjtën monedhë.

Në fakt kurthi ku ata ranë, ishte ai që kërkonte Rama.

Në fjalimin që mbajti në miting, Rama foli krejt ndryshe nga ajo që tha në aeroport. Ai e shpenzoi gati një të tretën e ligjëratës duke komentuar pamjet e sheshit “Skënderbej” dhe ato të atij “Nënë Tereza”. Ai vuri në dukje antitezën mes palës që zbaton distancat dhe asaj që dyndet kala dibrançe. Ai u mor me fotot dhe imazhet e kandidatëve të PS të vendosur në hapsira të mëdha që bënin kontrast me militantët e opozitës që thyenin çdo ligj.

Duhet pranuar se në ngritjen e kësaj pusie Rama doli fitimtar. Dhe kaq iu desh që, kurthin që krijoi vetë ,ta shndërronte në lejtmotivin e ligjëratës që mbajti. Kjo i shërbëu si leva e Arkimedit për të folur për Lulin, Ilirin, Monikën që nuk zbatojnë ligjin, që kanë difiçite qyetatrie, që vendosin interesin e tyre mbi jetën e njerëzve, për të arritur në konkluzionin se sa do të kishte vuajtur Shqipëria, në një situatë imagjinare, kur opozita e sotme do të kish qenë në pushtet, gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Parë në pamje të parë, u duk sikur Rama doli sërish më qerrata, i’a hodhi kundërshtarëve me të cilët konkurronte në të njëjtin qytet, në të njëjtën ditë dhe orë për të njëjtin qëllim.

Por, në fakt ai s’bëri asgjë më shumë sesa krijimin e një fabule të re për të përsëritur një refren të vjetër: për të sharë opozitën dhe për ta lënë fajin tek ajo.

E kështu ai përsëriti një motiv që po kthehet në grotesk në këtë fushatë, ku të gjithë sillen si opozitë. Opozitë bëjnë paritë e reja, të njëjtën gjë bën opozita reale, që prej dy vjetësh nuk është as parlamentare dhe kulmi i kulmeve, opozitë bëjnë edhe ata që kanë dy mandate në pushtet dhe kontrollojnë gjithçka në këtë vend. Ky, në fakt, është problemi real, që po përvijohet këto zgjedhje: a duhet që dikush të japë llogari?

Dhe kur ekuacionin e kthen kështu zgjidhja është më e thjeshtë, sepse sado intuitiv apo diabolik të tregohet Rama, kur njerëzit krijojnë distancën e nevojshme prej manovrave të tij, ata nuk i shmangen dot pyetjes themelore: kë mbajtëm mbi shpinë këto tetë vite?/ lapsi.al

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, vendoset data për zgjedhjet në krye të FSHF-së

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, vendoset data për zgjedhjet në krye të FSHF-së

14/01/2026
Lore pas eliminimit: Miri dhe Selin janë marrëdhënie interesi

Lore pas eliminimit: Miri dhe Selin janë marrëdhënie interesi

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al