Kryeministri ka vlerësuar në mënyrë të vecantë Bashkinë Gjirokastër për projektet që ka marrë nga donatorët. Në këtë pikë ai ka ironizuar edhe protestën e padagogëve që kërkojnë rritje page teksa i ka lënë dhe një porosi kryebashkiakut Flamur Golemi.
“Flamuri dhe Bashkia Gjirokastër janë shembull për të marrë fonde nga donatorët. Merri pedagogët e “Foltores” këtu në Universitetin e Gjirokastrës dhe mësoji, jo të rrijnë aty të bëjnë selfie, por të mësojnë si bëhen projekte dhe merren financime nga donatorët”, u shpreh Rama.
Kryeministri konfirmoi edhe njëherë se nuk do të ketë rritje tjetër pagash për pedagogët përvec asaj që është konfirmuar prej 7%. ©argjiroja.net