I pyetur në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe afrimitetin me presidentin turk, Erdogan, kryeministri Rama u shpreh se ishte nder i madh të qëndroje në sedijen e pasme të tij.
“Është nder i madh të jesh në sedijen e pasme dhe të kesh shofer presidentin e Turqisë, nuk isha në karrocieri po isha në sedijen e pasme dhe presidenti më nderoi mua si mik dhe si kryeministri Shqipërisë.”, deklaroi kryeministri.
Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” kryeministri Rama tha se me ardhjen e tij në qeveri, Shqipëria ka sipas tij politikë të jashtme.
“Politika e jashtme e Shqipërisë me atë metodën mbuloi bëj sikur si shikon dhe uli pantallonat se ke benevrekë poshtë s’ka problem për vite të tëra ka mbaruar me ardhjen time në krye dhe sot falë kësaj qeverie prej 7 vjetësh Shqipëria ka politikë të jashtme.
Shqipëria sot, fal nesh drejton OSBE, diçka e pamendueshme më parë dhe jo vetëm drejton OSBE por ka një reputacion të madh.
Dhe këtë anadollakërinë që ju e sillni këtu, në fakt unë po ju them që ata që dinë ta shohin e vlerësojnë shume dhe ata nuk janë peshkatarët por aleatët janë.
Politikë të jashtë dinjitoze ku shqiptarët ulen në çdo tavolinë pa komplekse nuk ka pasur përpara.”, tha kryeministri Rama.
Ndërkohë i pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli nëse mund t’i tregojë planet që ka Shqipëria për negociatat, Rama është përgjigjur se nuk ka ndërmend t’i tregojë asnjërit për këto negociata.
“Pala shqiptare nuk ka ndërmend t’ju tregojë juve asnjë plan se negociata transparente në floktoren e Ollgës nuk bëhen. Pala shqiptare nuk është hedhur në det dhe duke pasur dijeni se është Monika, nuk do mbytet se do e shpëtojë ajo.
Nëse ka një vend shprehja “mos i qani hallin kalorësit se po i varen këmbët” është Shqipëria në politikën e jashtme falë meje dhe partisë socialiste. Jemi e vetmja parti që nuk ka luajtur asnjëherë me interesin kombëtar”, u shpreh Rama.