• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama, Budina dhe Doktori

18/05/2020
Rama, Budina dhe Doktori

Nga Altin Ketro

Regjisori dhe aktori Edmond Budina, i cili u shfaq mjaft aktiv gjatë kësaj periudhe ku diskutohej tema e Teatrit Kombëtar, teksa i përgjigjej kryeministrit Rama rreth një komenti që ky i fundit kishte bërë enkas për të, i kujtoi Ramës të shkuarën e 30 viteve më parë, duke thënë: “Është ajo parti politike, PD, e cila e përmbysi komunizmin, ku Edi Rama u largua”.

Shumë është folur rreth historikut të atyre ngjarjeve të vrullshme teksa në Qytetin Studenti krijohej partie e parë opozitare. Por, për të qartësuar më mirë rolin e ish-pedagogut të Arteve, Edi Rama, po sjell më poshtë pjesë nga një intervistë e tij e datës 29 shtator 2000, dhënë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan. Është një intervistë e dhënë 10 vjet pas krijimit të Partisë Demokratike, ku edhe kujtesa është më e freskët rreth atyre ngjarjeve. Lexuesi le ta gjykojë vetë se si qëndron e vërteta e atij largimi të Edi Ramës nga Partia Demokratike.

Blendi Fevziu: Në momentin që ishte krijuar Partia Demokratike dhe ju morët pjesë në një nga mbledhjet e saj, që e kujtoi edhe zoti Berisha, kryetar i kësaj partie, në një nga intervistat e fundit, pyetja ime është pak më ndryshe. Duke qenë se ju kishit milituar rreth dy vjet për këto ndryshime, duke qenë se ju vetë ishit bërë pjesë e këtyre ndryshimeve me studentët e Akademisë së Arteve, si shpjegohet fakti atëherë që, qysh në momentin e parë që u krijua PD-ja, ju ikët nga mbledhja e kësaj partie dhe dolët kundër saj? A ishte normale që ju të dilnit kundër një partie e cila ishte në ditët e para të krijimit dhe ishte i vetmi zë opozitar në Shqipëri?

Edi Rama: Të falënderoj që kujton edhe periudhën përpara formimit të Partisë Demokratike, që kishte të bënte me Akademinë e Arteve, gjë të cilën pakkush e kujton, aq më pak Doktori i cili i ka kujtimet e historisë njësoj si Enver Hoxha, sipas qejfit e sipas rrethanave ku ndodhet. Unë jam larguar nga Partia Demokratike, domethënë nga dhoma ku ishim mbledhur, jam larguar nga ajo dhomë vetëm pasi kam dëgjuar aty që Doktori antikomunist ishte njeriu i parë që mbronte idenë se Partia Demokratike duhet t’ia dinte për nder Ramiz Alisë dhe duhet të njihte rolin e tij si njeriu që kishte sjellë demokracinë në Shqipëri, se Partia Demokratike nuk do të dilte kundër Ramiz Alisë, e gjëra të tjera si këto. Dhe praktikisht, kur unë ngrita zërin në atë sallë, është një gjë që unë e kam shkruar në librin tim “Refleksione”, dhe thashë që nuk po e marr vesh ku jemi, shoh këtu njerëz me teserën e Partisë së Punës në xhep, shoh këtu të flitet në një formë që unë nuk e kuptoj, a mund të më shpjegoni, Partia Demokratike është një fidanishte e Partisë së Punës, apo është një parti opozitare?!

Dhe aty m’u bë pyetja: Çfarë propozon ti? Këtë pyetje ma bëri miku im Gramoz Pashko dhe unë thashë: Unë propozoj luftë me Ramiz Alinë! Natyrisht që unë nuk e kisha në kuptimin e luftës së armatosur, dhe që në atë moment, kur mora përgjigjen që “nëqoftëse unë duhet të bëja luftë me Ramzi Alinë unë mund të shkoja në një parti tjetër”, sepse partia Demokratike bile do ta njihte Ramiz Alinë si deputet të përbashkët me Partinë e Punës, atëherë që natyrisht që unë dola jashtë sepse s’kishta ç’bëja më në një vend ku ishin mbledhur njerëz të ardhur nga zyra e Ramiz Alisë, të ardhur nga Instituti i Marksizëm- Leninizmit, të zbritur nga selitë e Partisë së Punës, që për më tepër nuk pranonin të luftonin hapur me regjimin.

Mund t’ju them edhe këtë tjetrën, kur unë bashkë me mikun tim Ardian Klosi e të tjerë, të gjendur në një situatë paradoksale, ku në momentin e parë duhet të ishe edhe kundër komunistëve të Partisë së Punës edhe kundër komunistëve të Partisë Demokratike, po problem aty ishte që ne pamë se mund të ndikonim në lëvizjen demokratike, jo duke dalë haptas kundër Partisë Demokratike po duke radikalizuar lëvizjen, gjë që e bëmë kur kërkuam daljen e të burgosurve politikë në një peticion dhe rishikimin e kultit të Enver Hoxhës.

Këtë peticion, që ne ia dërguam zotit Ramiz Alia, Rilindja Demokratike, me urdhër të Doktorit, nuk e botoi dhe mbaj mend shumë mirë një frazë rrëqethëse, këto njerëzit nuk i dinë sepse historinë e opozitës e kanë shkruar njerëzit sipas orekseve të Doktorit, por fraza ishte rrëqethëse që “Ti Edi Rama, nuk mund të jesh absolutisht pjesëmarrës në miting, sepse ishte fjala për një miting të PD, sepse ti kërkon të nxjerrësh në sipërfaqe llumin e shoqërisë sonë që janë të burgosurit politikë”.  Këtë e ka thënë, dhe këtë e them me përgjegjësi, Profesor Doktor Sali Berisha në atë kohë.

Praktikisht ne e bëmë tonë, unë e bëra timen, aq më tepër që unë nuk kisha asnjë synim që të merresha me politikë të drejtpërdrejtë. Unë gjeta një hapësirë për të kërkuar lirinë time, gjë që kisha filluar ta kërkoja nëpërmjet pikturës, sepse arti të shtyn shumë më tepër. Nuk është e rastit që në gjithë Evropën Lindore ishin artistët, shkrimtarët, poetët, ata që u dhanë më shumë në vrullin e parë të luftës për demokraci, sepse është një gjë që e ndjen shumë më tepër kur privohesh nga liria e shprehjes artistike, por në fund të fundit, besoj që unë e dhashë kontributin tim, ne e bëmë tonë, ne arritëm që të denonconim Enver Hoxhën, të kërkonim lirimin e të burgosurve politikë dhe t’i nxisnim karrieristët e Partisë Demokratike me në krye Doktor Rrumpallën, që të shkonin  në drejtimin tonë.

Dhe, mbaj mend shumë mirë, që pas intervistët së parë që unë kam dhënë në Zërin e Amerikës me zotin Biberaj, ku kam dënuar haptas kultin e Enver Hoxhës, menjëherë të nesërmen Doktori vrapoi që të thoshte edhe ai diçka dhe nuk e tha krejtësisht ashtu siç duhej në atë kohë, po tha që deri në 60-ën ai (Enveri) ka bërë gjëra të mëdha. Domethënë jemi në një situatë, se më kthyet shumë mbrapa në histori, ku gjërat shikohen e trajtohen krejt ndryshe, po në fakt gjërat janë krejt ndryshe./ TemA

Related Posts

“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Barazim në miqësore, nuk ka fitues mes Dinamos dhe Ferizajit

Barazim në miqësore, nuk ka fitues mes Dinamos dhe Ferizajit

06/07/2025
Netanyahu para vizitës në Uashington: Takimi me Trump mund të kontribuojë në një marrëveshje për armëpushim në Gaza

Netanyahu para vizitës në Uashington: Takimi me Trump mund të kontribuojë në një marrëveshje për armëpushim në Gaza

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al