• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama bën mirë që kërkon paga më të larta nga privatët, por të kërkojë edhe ulje të çmimeve

17/03/2023
Edi Rama feston sot ditëlindjen e 59-të!

Nga Carlo Bollino

Kryeministri Edi Rama bëri mirë sot që thirri sipërmarrjet private për t’i sensibilizuar rreth nivelit të pagave që ata paguajnë. Në fakt është e turpshme që një ndërmarrje ndërtimesh (për shembull) t’u japë rroga 40.000 lekë në muaj punëtorëve që ndërtojnë pallate që më pas shiten nga 2500 apo 3000 euro metri katror. Është shfrytëzim i mirëfilltë. E njëjta gjë vlen edhe për shumë sektorë privatë të tjerë, ku është i përhapur edhe fenomeni i pagesave në të zezë, pra e krahut të punës që paguhet pa deklaruar rrogën reale dhe pa paguar në këtë mënyrë sigurimet shoqërore. Pra, jo vetëm që punëtorët paguhen pak, por mbeten edhe pa pensione.

Deri tani qeveria e kishte justifikuar heshtjen e saj mbi këtë fenomen me frikën e ndërhyrjes në biznesin privat. Në fakt, në një ekonomi tregu të shëndetshme, Shteti duhet të lërë tregun të vetërregullohet dhe biznesi privat nuk duhet të pësojë asnjë kushtëzim nga ana e Shtetit. Po a është e shëndetshme ekonomia e tregut shqiptar deri në këtë pikë? A është në gjendje të vetërregullohet? Deri diku. Pra, tani që Edi Rama e theu këtë tabu’, duke arritur të prekë problemin e pagave të privatëve, e ka për detyrë të shkojë edhe më tej dhe të merret edhe me çmimet me të cilat privatët shesin shërbimet e tyre.

Ekzistojnë shërbime dhe produkte thelbësore mbi të cilat privatët abuzojnë me çmimet dhe ku asnjë institucion shtetëror dëshiron të ndërhyjë. E ka bërë vetëm me bukën dhe karburantet, por është një përjashtim. Shërbimet e ofruara nga shëndetësia private për shembull, edhe falë një situate gati monopoli që Autoriteti për Konkurrencën bashkë me politikën kanë lënë që të krijohet, kanë arritur çmime deri edhe më të larta sa ato që paguhen jashtë shtetit.

Cili pensionist është në gjendje të paguajë 5.000 lekë (të reja) për të bërë një ekografi pranë një spitali privat, siç ndodh sot? Cili punëtor është në gjëndje të paguajë 7-8000 lekë (të reja) për të bërë analiza të thjeshta laboratorike që shpesh nuk sigurohen nga shëndetesi publik? E njëjta gjë vlen edhe për ilaçet. Shpeshherë është më ekonomike t’i kërkosh shokut apo të afërmit që del jashtë që t’i blejë nëpër farmacitë europiane, sesa t’i blesh në farmacitë shqiptare ku çmimet për disa ilaçe janë më të larta dhe cilësia e të gjithë ilaçeve (kushedi pse) gjithnjë e më e ulët.
Jo më pak i rëndësishëm se shëndetësia është edhe ushqimi. Kush i kontrollon çmimet e disa produkteve ushqimore që shpesh kushtojnë deri 50% më shumë se në Itali apo në Greqi? Përse një copë djathë parmixhano në Shqipëri është produkt për të pasurit, ndërsa në Itali është për xhepat e të gjithëve? Si mundet që një kilogram mandarina kushton në Tiranë dyfishin e çmimit të 1 kilogrami në Milano? Me pretekstin se bëhet fjalë për mallra të importuara, çmimet dalin jashtë kontrolli dhe në lëkurën e konsumatorëve bëhen spekulime të turpshme.

Çmimet e çmendura tashmë kanë prekur edhe sektorin e turizmit. Një apartament në Sarandë këtë vit kushton deri në 180 euro për natë (nga 60 euro të një viti më parë), ndërsa një dhomë në një hotel kushton deri 300 euro nata edhe më shumë. Si në Sardegna apo në Kosta Azzurra, ku të ardhurat janë 15 herë më të larta.

Nëse do të ishte një ekonomi tregu normale, çmimet do të rregulloheshin nga tregu dhe po tregu do të çonte çmimet në linjë me të ardhurat mesatare. Por ekonomia informale që vazhdon të zotërojë Shqipërinë deformon vlerën e të ardhurave mesatare dhe qarkullimi i sasive të mëdha të kapitalit të pisët (pra para cash mbi të cilat nuk paguhen taksa dhe shmanget çdo kontroll) lejon spekulime.

Vetëm kështu shpjegohet fakti se pse apartamentet në Tiranë kushtojnë tashmë më shumë se në shumë qytete italiane apo franceze, pra shumë më lart se mundësitë e një qytetari të mesëm. Çmime shumë të larta edhe në fushën e ndërtimit që për t’u justifikuar të cojnë në lukse të shfrenuara, një tjetër mani jashtë kontrollit që modifikon përfundimisht rregullat e tregut. Pyetja është e thjeshtë: Eshtë e vërtetë që ato supervila dhe superapartamente shiten pavarësisht cmimeve stratosferike, po kush i blen?

Ja pse bën mirë kryeministri që ndërhyn në çështjen e pagave mesatare, duke ftuar sipërmarrjet të rrisin rrogat dhe t’i deklarojnë në vlerën reale. Por kjo nuk mjafton. Duhet që Shteti të kontrollojë sektorin privat dhe të gjejë një metodë që përveçse të shërbejë për rritjen e rrogave, të ulë edhe çmimet./Shqiptarja.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al