• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: 80 milionë dollarë për pastrimin e Vjosës nga ujërat e zeza

16/03/2023
Rama: 80 milionë dollarë për pastrimin e Vjosës nga ujërat e zeza

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Tepelena se, janë 80 milionë dollarë që do të vendosen në dispozicion të Parkut Kombëtar të Vjosës, që të gjitha bashkitë të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë.

Në fjalën e tij në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të shpalljes së lumit të egër Vjosa si “Park Kombëtar”, Rama tha se, “jemi në një bashkëbisedim shumë inkurajues me fqinjët tanë, kryeministrin, ministrinë e Mjedisit në Greqi, për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë territor, këtë shtrat të Vjosës, që nuk fillon në Shqipëri, por është matanë kufirit si një pasuri të përbashkët dhe për të investuar në radhë të parë dijen dhe pastaj financat”.

“Janë 80 milionë dollarë që do të vendosen në dispozicion të këtij parku për të bërë mundur që të gjitha bashkë dhe komunitetet e këtyre bashkive që i përshkon lumi i Vjosës të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë, që do të thotë një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha këto bashki dhe përpunimin e ujërave të ndotura ashtu sikundër pjesë e kësaj shume do të jenë edhe mbështetjet financiare me grante apo kredi shumë të buta për bizneset që do të zhvillohen në këtë territor, që do të jenë biznese të reja dhe pranë natyrës, jo biznese të rënda dhe që shkojnë në kundërshtim me logjikën e këtij transformimi të madh”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “kemi një shembull fantastik e kam biseduar me Rayan që është parku i Butrintit që është një model suksesi për mënyrën se si njerëz të angazhuar për trashëgiminë kulturore me nënshtetësi të tjera dhe që jetojnë në vende të tjera bashkohen me qeverinë me autoritet vendore krijojnë një strukturë dhe sinergi bëjnë të mund kanalizimin e fondeve që vijën nga burime te ndryshme për të bërë maksimum për një pasuri që nuk është vetëm e Shqipërisë dhe shqiptarëve , por të gjithë planetit”.

“Me Patagonia dhe partnerë të tjerë do të krijojmë fondacionin e Vjosës, ai të jetë një fondacion forcash të përbashkëta, që do të bëjë menaxhimin e gjithë resurseve,të përcaktojë planet e zhvillimit, të vendosë çfarë të ndërtohet dhe çfarë të mos ndërtohet, të mos i ngelet në dorë asnjë qeverie dhe asnjë bashkie si autoritet më vete asnjë vendim i pakonsultuar dhe padakordësuar”, tha Rama.

Natyrisht, vijoi Rama, në funksion të kësaj është edhe edukimi i më të rinjve dhe brezave të tjerë për atë që do të bëjmë dhe atë që kjo do të sjellë në të ardhmen.

“Kjo është një betejë për të ndryshuar mendësinë. Të mbrosh një zonë nuk do të thotë të sanksionosh shkëputjen e saj nga ekonomia e vendit. Fakti është që parqet kombëtare sjellin 20% më shumë turistë se sa e njëjta lloj natyre, por që nuk është zonë e mbrojtur dhe trajtuar”, tha Rama.

Related Posts

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie
Lajme

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie

10/02/2026
Rama në Bruksel, darkë informale me presidentin e Këshillit Europian
Lajme

Rama në Bruksel, darkë informale me presidentin e Këshillit Europian

09/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Çmenduri në Greqi/ I riu shqiptar rreh me shkop berberin

09/02/2026
Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli
Kryesore

Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

09/02/2026
Blendi Klosi: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër
Lajme

Blendi Klosi: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenomeni Yamal, i destinuar për rekorde, “thyen” Messi-n dhe Mbappe

Fenomeni Yamal, i destinuar për rekorde, “thyen” Messi-n dhe Mbappe

10/02/2026
Orlando Bloom nis një lidhje me modelen 21 vite më të re pas ndarjes nga Katy Perry

Orlando Bloom nis një lidhje me modelen 21 vite më të re pas ndarjes nga Katy Perry

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al