Vijon aksioni për shpëtimin e turistit polak i cili mbrëmjen e djeshme ka rënë në kanionet e Gjipesë. Puna nga zjarrfikësit dhe policia ka vazhduar gjatë gjithë natës por terreni shumë i vështirë e ka berë të pamundur transportimin e tij nga kjo zonë.
Ndërkohë që sot kanë shkuar dhe një punonjës i shëndetësisë pasi polaku ka dëmtime në të gjithë trupin si dhe një këmbë te thyer.
Ai ka ngecur në një greminë të ngushtë në 50 m dhe kjo e bënë më te vështirë punën për transportimin e trupit.
Në këtë kanion kanë qenë dy polak , njëri është në gjëndje të mirë shëndetësore.