Kryeministri Edi Rama, nuk ndalet duke akuzuar dhe kritikuar kundërshtarët politike. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me një foto kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, pas videos ku shfaqej duke fjetur gjumë. Rama ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet një qen i cili është shtrirë para një lokali i cili mban postera të Partisë Demokratike. Këtë fotografi kryeministri Rama e shoqëron edhe me një shprehje: “Gjumi është ngjitës”.