Kandidati për deputet i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, vijon me skenarët imagjinarë të cënimit të votës më 25 prill. Me shanse shumë të pakta për të fituar, Tavo gati cdo nxjerr ndonjë denoncim si “fletërrufe” në faqen e tij në Facebook. Më shumë sesa dicka konkrete, Tavo bën retorikë me fjali gjeneraliste. Më poshtë reagimi i tij i sotëm.
Mos guxoni të vini në zbatim asnjë skenar sabotimi të procesit zhgjedhor apo pengimi të votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën kushtetuese dhe njerëzore të votës:
Mbledhje të kartave të identitetit.
Fikje e qëllimshme e sistemit kompjuterik të kontrollit në kufi.
Intimidim i banorëve
Detyrim i mësuesve dhe të gjithë administratës për të votuar “Rilindjen.”
Përfshirja e Policisë së Shtetit në shërbim të qeverisë në ikje.
Kam prova dhe do i bëj publike shumë shpejt. Çdo shkelës, autor apo ndjekës i cilitdo plan sabotues apo intimidues do përballet me drejtësinë. “Rilindja” nuk do ju mbrojë dot më 26 prill, se nuk do mbrojë dot as veten, ndaj mos provoni e guxoni të vini në zbatim skenarin më të vogël të paligjshmërisë.