• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pushuesit po kthehen nga plazhi, Policia e Shtetit ka një njoftim të rëndësishëm

26/07/2020
Pushuesit po kthehen nga plazhi, Policia e Shtetit ka një njoftim të rëndësishëm

Shumë shqiptarë, por edhe shtetas të Kosovës kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në bregdet. Për pasojë është rritur fluksi i makinave nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe pikës kufitare të Morinës. Policia njofton se ka pasur fluks të shtuar nga Shëngjini dhe Talja si dhe te kryqzimi i Shëngjinit. Po e njëjta situatë paraqitet nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës, si dhe nga Gjiri i Lalzit drejt Maminasit. Blutë bëjnë thirrje për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos bëjnë manovra të gabuara.

Postimi i policisë

Ka disa minuta që fluksi në kthim ka filluar të shtohet në akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Ka filluar të shtohet fluksi i daljes nga Shëngjini dhe Talja. Ngarkesë te kryqëzimi i Shëngjinit. Po kështu nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës. Nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas ka filluar të shtohet. Tek rruga dytësore në plepa ka fluks të shtuar në dalje, por trafiku është i rrjedhshëm, pa bllokime. Tek mbikalimi dhe nënkalimi, në Maminas, ka fluks të shtuar në dalje, por është i rrjedhshëm dhe pa probleme. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit Elbasan trafiku është normal, s’ka fluks. Hyrja në Tiranë në këto momente ka fluks në rritje. Deri tani s’ka bllokime, s’ka ndalesa, lëvizja e rrjedhshme. Policia Rrugore është shtrirë në të gjitha këto akse, me shërbime të shtuara, duke bashkëpunuar e bashkërenduar me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat. Në akset kryesore rrugore aktualisht vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me 6 radarë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Gjithashtu, Policia Rrugore ka marrë masa duke kombinuar shërbimet edhe me shërbime civile që aktualisht janë në patrullim në akset ku ka fluks të madh lëvizjeje, për të parandaluar parakalimet e bllokimet e rrugëve dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë këto shkelje. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti. Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut.

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)
Lajme

Trafikonte 7 emigrantë nga Bangladeshi, shoferi arrestohet në Memaliaj (VIDEO)

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

15/07/2025
Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al