• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pushteti i bandave, gazetarja zbulon qytetin shqiptar ku njerëzit nuk dalin pas orës 8 në mbrëmje

03/12/2018
Pushteti i bandave, gazetarja zbulon qytetin shqiptar ku njerëzit nuk dalin pas orës 8 në mbrëmje

Një fakt tronditës ka ardhur këtë të hënë, në “Top Channel”, në emisionin “Open” te Eni Vasilit, ku po diskutohet për të zhdukurit në Vlorë nga bandat dhe lufta mes tyre. Gazetarja e njohur e BIRN, një prej gazetarëve më të njohura dhe profesioniste në Shqipëri, Lindita Çela tha se në Vlorë njerëzit nga frika e bandave dhe vrasjeve nuk dalin pas orës 20.00.

Gazetarja e BIRN, Lindita Çela, tregoi eksperiencën e saj dhe atë që pa e bisedoi në Vlorë me familjarë të të zhdukurve. Ajo tregoi se nuk qe aq e lehtë për t’u marrë intervista të afërmve pasi presioni ndaj tyre nuk ishte i pakët.

“Unë kam qëndruar më shumë se një javë në Vlorë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë shumë mirë që mes dëshmive dhe të dhënit nëpërmjet pamjeve ka ndryshim. Dalja në televizion është sensitive, është e sikletshme për këdo që nuk është person publik, jo më për persona që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, gjë që s’është e re në Vlorë. Situata është ndryshe në këtë rast.

Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është që njerëzit nuk dilnin darkave pas orës 20:00. Vlora ishte bosh, të imagjinosh që ne ishim aty dy javët e para të nëntorit, ku nuk bënte as shumë ftohtë. Dëshmitë ka qenë shumë e vështirë, pasi i kam gjetur dhe kanë ndërruar mendjen pasi i marrin në telefon dhe u thonë mos flisni. Kanë qenë dy raste të tilla që nuk kanë folur nga presioni. Këta persona janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike”,- u shpreh gazetarja.

Kjo është alarmante!

E thënë nga një gazetare e rrjetit investigues ballkanik BIRN, një rrjet shumë serioz, tregon se kriminaliteti mbetet i tmerrshëm, ndërkohë që policia dhe qeveria mburren.

Deklarata e Lindita Çelës e cila ka investiguar në Vlorë për vrasjet, të zhdukurit,etj; sjellë në vëmëndje një problem shqetsues. Kur thuhet se në Vlorë, një qytet bregdetar, turistik, i kulturës e trimërisë njerëzit nuk guxojnë të dalin lirshëm në qytet; në xhiro apo në sebepe; merret me mend se si ndodhet Shkodra, ku vrasjet janë mu në mes të ditës. Apo në qytete më të vogla ku qytetarët mblidhen në shtëpi e nuk dalin sapo errësohet.

Alarmante është pak të themi. Ndaj duhet që Ministria e Brendshme të jetë radikale në luftën ndaj bandave dhe krimit të organizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Paralajmërimi i Harvardit: Mos hani shpesh pilaf
Argjiro +

Paralajmërimi i Harvardit: Mos hani shpesh pilaf

15/11/2023
Çifti italian thyen rekord: Dasmë dhe divorc brenda 24 orëve
Argjiro +

Çifti italian thyen rekord: Dasmë dhe divorc brenda 24 orëve

26/10/2023
Këto shenja horoskopi “lënë kokën” pas ditëve me shi
Argjiro +

Këto shenja horoskopi “lënë kokën” pas ditëve me shi

18/10/2023
Angelina Jolie shkruan shqip dhe përmend Shqipërinë e Kosovën
Lajme

Angelina Jolie shkruan shqip dhe përmend Shqipërinë e Kosovën

20/09/2023
Studentja shqiptare diplomohet në Harvard, shkon në ceremoni me kostum popullor
Argjiro +

Studentja shqiptare diplomohet në Harvard, shkon në ceremoni me kostum popullor

06/09/2023
bankat, kredite, banke, para, depozita bankare
Argjiro +

Çfarë bëjnë bankat me paratë tona!

11/08/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sa para’ marrin bashkitë për rritjen e pagave?

Sa para’ marrin bashkitë për rritjen e pagave?

28/11/2023
Si u shkëput ekonomikisht Shqipëria nga Perandoria Osmane - Aktet pak të njohura të Ismail Qemalit

Si u shkëput ekonomikisht Shqipëria nga Perandoria Osmane – Aktet pak të njohura të Ismail Qemalit

28/11/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al