Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është vënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier. Mësohet se është dega e Partisë Demokratike në këtë qytet që ka dërguar në prokurori Bufin.
Siç bëhet me dije nga dega e PD në Roskovec, zyrtarë të saj në datën 7 Prill 2021 kanë depozituar një kallëzim kundër kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, me akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, saktësisht: punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal.
Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Fierit i ka kthyer përgjigjet Partisë Demokratike në datën 20 Prill 2021, dhe bëhet me dije se është nisur procedim penal kundër Majlinda Bufit për akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Por edhe pse përgjigja për PD-në mban datën 20 Prill 2021, procedimi penal ka nisur që në datën 8 Prill 2021.