• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse u qëllua Top Channel?

28/03/2023
Pse u qëllua Top Channel?

Nga Dritan Hila

Në orët e vona të natës u qellua mbi Top Channel, duke lënë të vrarë rojën e natës së këtij institucioni mediatik. Është padyshim një ngjarje e rëndë, që duhet dënuan jo vetëm se pse qëllohet mbi godinën e një medieje, por edhe sepse kemi humbjen e një jete njerëzore, i cili për një rrogë modeste rrinte rojë natën. Është një nga ato dramat familjare, kur njeriut i vjen andej nga s’i pret. Është një vdekje e cila meriton gjithë mëshirën tonë, lutjet tona dhe një kërkesë për të zbuluar sa më shpejt autorët.

Një arsye e parë që të shkon ne mendje në momentin e parë është qenia e medias si pozicion politik, mirëpo, nuk besoj që Top Channel është goditur për shkak të rreshtimit të tij politik. Ai ka patur një lloj luhatjeje në linjën e tij editoriale. Deri para pak kohësh ishte kundër qeverisë, me tonë të rënda, më vonë i zbuti tonet.

Por është edhe një veprim i cili nuk ka se si e shtyn opozitën, si në segmentet e buta, ashtu edhe në ato të ashpra të saj, të godasë një media. Mbas represionit që kemi njohur është djegia e redaksisë së gazetës “Koha jonë”, si dhe rrahja e gazetarëve etj.

Politikanët kanë kaluar në krahun që më mirë gjejnë kompromise ne media, sesa e sulmojnë hapur sepse ajo krijon bujë të madhe, edhe është më tepër kosto, sesa përfitim. Mbetet një pistë tjetër. Nëse i është vënë ndonjë gjobë Top Channel nga grupet kriminale në Shqipëri.

Edhe kjo është një tezë që në një farë mënyre është pak e vështirë për t’u besuar, për faktin se TCH është një sipërmarrje shumë e madhe që të munde te gjobitet. Aq më tepër që këto lloj ngjarjesh sidomos kur goditet media, do krijojnë menjëherë kundërveprim të shtetit dhe asnjë grup kriminal nuk do që të vihet përballë reprezaljes nga ana e shtetit.

Nëse e ka bërë një grup kriminal atëherë duhet thënë që janë dritëshkurtër, domethënë janë kaqola që e kanë për herë të parë vënien e gjobave, sepse mendojnë që gjobat vihen kollaj dhe mund t’i vihen kujtdo. Kjo do të bjere në represalien e shtetit. Ne po flasim me hamendësi. Unë mendoj që teza më e qëndrueshme pse është goditur TCH është për shkak të Big Brother, duke nisur edhe nga rrethanat që ata që kanë qëlluar kanë lënë një makinë RangeRover, një makinë të shtrenjtë e cila kushton diku te 70-100 mijë euro.

Ndërsa grupet kriminale, vrasësit profesionistë lëvizin me makina anonime, që bien shumë pak në sy. Kam idenë që më tepër kemi të bëjmë me një produkt të kohës sonë. Ne kemi parë që ka të rinj që janë produkt i kohës sonë, fansa të çmendur mbas repistave, duke kaluar edhe në përplasje grupesh me armë. Besoj që edhe këtu kemi të bëjmë me fansa pjesëmarrës edhe në BBV, që bëjnë fantazi komploti të cilët janë me një zhvillim të mangët kulturor.

Natyrisht që janë njerëz që këto para, që blenë Range Rover, i kanë bëre ose nga trafiku i lëndëve narkotike, ose janë fëmijë baballarësh të pasur që mendojnë se duke u mbushur xhepi me para, u mbushin kafkën me tru.

Mirëpo e vërteta është që rrisin vetëm kopje të këqija. Ky është një veprim i cili ka shkaktuar një dramë të madhe, në një familje. Kemi humbjen e një jete njerëzore, e cila është e pafalshme. Meqenëse shteti nuk bën dot më për arsimin, meqenëse familja është shkatërruar, në thelb, sepse fëmijët e këtij brezi janë produkt i familjes, fëmijët e këtij brezi janë produkt i tranzicionit, dhe faji është i përgjithshëm, që fillon që nga viti 1992 me shthurjen e shtetit me fitoren e kulturës së parasë së lehtë. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet ky brez truboshësh.(Dritare.TV)

Related Posts

Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kanosi një të moshuar me telefon, nën hetim i riu nga Gjirokastra

03/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, ndalohet i riu nga Gjirokastra

03/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
Tritan Shehu kërkon bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore
Kryesore

Tritan Shehu kërkon bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore

02/12/2025
Aksident/ Makina përplas fugonin e parkuar, një i plagosur
Kryesore

Aksident/ Makina përplas fugonin e parkuar, një i plagosur

02/12/2025
“Llogaraja”, kreu i ARRSH mbërrin në SPAK
Kryesore

“Llogaraja”, kreu i ARRSH mbërrin në SPAK

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Can Yaman zbulon origjinën shqiptare: “Nana ime është nga Kosova”

Can Yaman zbulon origjinën shqiptare: “Nana ime është nga Kosova”

03/12/2025
Sabrina Carpenter dënon përdorimin e këngës së saj nga administrata Trump: E neveritshme dhe çnjerëzore!

Sabrina Carpenter dënon përdorimin e këngës së saj nga administrata Trump: E neveritshme dhe çnjerëzore!

03/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al