Nga Mimoza Dervishi*
Acarimi arriti kulmin një javë para se fushata zgjedhore të hapej formalisht. Shqipëria në fakt, historikisht, gjatë gjithë kohës është në fushatë. I vetmi ndryshim është momenti kur fillojnë dalin sondazhet e para, që edhe kësaj here, pothuajse njëlloj si katër vjet më parë, nga të njejtat kompani sondazhesh, nxirrinin kudo fituese Partinë Socialiste.
Të vetmit të shokuar me këtë rezultat paraprak ishin analistët, ose sic kolektivisht mund të biem dakord ti quajmë zëdhënësit ekstremistë të opozitës. Studiot televizive shqiptare janë gjithashtu, historikisht të irrituara dhe këtu s’ka asnjë lajm.
Kakofonia, mbivendosja e zërave, ku të gjithë flasin në të njejtën kohë, nihilizmi kur s’ka argumenta, vulgariteti si shprehje revolte dhe në fund thirrjet për lufte si shprehje dëshpërimi, janë pak nga emocionet, që vec sa gërrvishtin sipërfaqen e një realiteti televiziv, që nuk ka lidhje me realitetin e shqiptarëve. Kurba emocionale e ekstremistëve televizivë të opozitës, të kapur në befasi pse PS-ja del sërish fituese, kaloi “live”, nga zemërimi me sondazhet dhe me votuesit, që nuk mendojnë si ata, tek dëshpërimi dhe katapultimi, që Rames nuk kemi c’ti bëjmë, por ai tani duhet të na e bëjë këtë nder dhe të iki vetë. Me votë, duket s’ka gjasa të largohet.
Asnjë analizë e mirëfilltë mbi sondazhet, që për keq a mirë, me gjithë pasaktësitë dhe cudirat, janë një mjet pune, që lexon mendjen e votuesve dhe mat pulsin e elektoratit, në rastin konkret, një muaj para zgjedhjeve. Ky duhet të ishte momenti, ku emocionet personale duheshin lënë mënjanë për të lexuar emocionet e votuesve, të cilat sic treguan sondazhet, s’kane pikë lidhje me emocionet e megafonit opozitar. Fakti, që të vetmit të shokuar janë pikërisht ekstremistët e opozitës, tregon shkëputjen e madhe të tyre nga realiteti.
Disa bëjnë sikur s’kuptojnë, të tjerët, vërtetë nuk kuptojnë. Sëbashku, i kanë kthyer studiot televizive në mejhane, ku vetëm tymi i duhanit mungon. Po kush janë ekstremistët e opozitës dhe pse janë kaq të dëshpëruar, sa më shumë dita e zgjedhjeve afron? I gjeni në cdo studio me shumicë. Mund të numërohen vetëm tre ose katër individë që mundohen të balancojnë korin partizan. Ekstremistët opozitarë, janë ata të cilëve u ka dalë turpi njëherë e mirë dhe as që e marrin mundimin të pretendojnë të duken si analistë të pavarur.
Ka kohë që nuk respektojnë, as rregullat më bazike të profesionit të dikurshëm. I kanë dhënë të drejtën vetes të jenë udhërrëfyesit e opozitës, strategët e saj, inciatorë idesh, (gjithmonë të dështuara), dhe në fund janë luftranxitës. Tu thuash palë politikë, është shumë pak. Beteja për pushtet në 25 prill, është beteja e tyre personale. Në këtë këndvështrim duhet kuptuar frustrimi i tyre. Jo si analistë, as si përfaqësues të opinionit publik shqiptar, e aq më pak si barometra të asaj që do ndodhë ditën e zgjedhjeve. Nëse zyrtarisht do ti bashkoheshin opozitës, askush nuk do cuditej.
Cudia është, që edhe kur ndonjëri, i sapofutur në listë për deputet, vazhdon të trajtohet nëpër studio si analist! Ata janë aty dhe kudo, në vendin që s’duan ta lëshojnë. Shpesh flitet, sesi partitë politike janë thjesht individë-kryetarë, ku s’ka demokraci, ku nuk ka pasardhës, ku nuk mendohet për atë që lënë mbrapa.
Eshtë i njejti fenomen edhe në media. Shkojnë dorë për dorë në mentalitet dhe në sjellje. Kjo mejhane nuk ka pasardhës, dhe ky në fakt është një lajm i mirë. Lajmi i keq është, që do vazhdojnë të jenë aty, edhe pse parashikimet, kurrë nuk u dalin.
Por le ti kthehemi arsyeve pse e majta del në krye dhe pse opozita nuk fiton dot. Ky mandat i dytë i PS u shënjua nga dy fenomene tronditëse: tërmeti dhe pandemia. Mandati politik i gjithë botës, u shënjua nga pandemia e si rrjedhojë, aty ishte edhe fokusi.
Cdo gjë tjetër kaloi në plan të dytë. Kur njerëzit janë mbyllur brenda dhe po vdesin me tufa, kur ekonomia rrënohet, nuk e ke luksin të mendosh për ujësjellësin, taksat apo tesktilet. Bota kishte vetëm një fatkeqësi, Shqipëria kishte dy.
Edhe pa patur thyerje apo fatkeqësi të tilla në mes të mandatit, nuk është dukuri e re, që kauzat e fushatave shpesh kthehen në një ose dy të vetme, qofshin këto, taksat, emigracioni, arsimi apo shëndetësia. Shumica e votuesve janë votues te nje ceshtje te vetme, që e bazojnë vendimin për votën e tyre, në qëndrimin e kandidatëve rreth një cështje të caktuar, që është më e rëndësishmja për ta dhe që mendojnë se do ti ndryshojë jetën. Cështjet e kësaj fushate janë të tilla, jetike.
Ti thuash sot një votuesi, që mbeti pa shtëpi nga tërmeti, të mos votojë Ramën, se ai është “diktator”, pse nuk i hap telefonin një analisti apo nuk i fton nëpër dreka e darka, në rastin më të mirë është budallallëk, në rastin më të keq është cinizëm.
Votuesi sot ka cati mbi kokë dhe nuk e ka harruar që kur ju shemb bota, kryeministri e strehoi nëpër hotele a cadra, sipas dëshirës. Një strategji e tillë nuk i lë asgjë mangët vendeve me ekonomi të fuqishme dhe shumë herë më të mësuara dhe të përgatituara me fatkeqësi natyrore. Tre vjet pa shtëpi mbi krye mbetën njerëzit nga uragani Katrina.
Shumicës prej tyre, shtëpitë ua ndërtoi Brad Pitt, jo shteti. Në Shqipëri nuk egziston asnjë rast i ngjashëm i këtyre 30 viteve të fundit me të cilin mund ta krahasonim. Kemi pasur plot tërmete të llojeve të tjera; tërmet fajdesh, tërmet me vjedhjen e votave dhe me djegjen e tyre nëpër lumenj, tërmet me bllok në dorë, që solli tërmetin me krisma në bulevard. Por, këto janë shembuj, sesi nuk duhet të sillet një kryeministër a pushtetar (vlen të theskohet se të gjitha këto lloj tërmetesh janë atribute dhe kontribute të atyre që drejtojnë opozitën).
Për të vazhduar me logjikën e votuesit të cështjes se vetme. Pandemia është një cështje e vetme dhe fatkeqësisht, cështje e të gjithëve. Kjo flamë që mbuloi botën, gjithashtu i nxorri lakrat sheshit Bashkimit Evropian si një union, që nuk është i denjë të përballoi kriza.
Kritikat ndaj Ramës me trastë në krah për mbledhur ctë mundi dhe ku të mundi, nuk janë pse po sjell vaksinat, por pse del i pret në Rinas. Ti thuash një mësuesi, mjeku a pensionisti sot, apo dhe gjithë popullatës, që pret të vaksionohet në këtë luftë për jetë a vdekje, mos voto Ramën se nuk e durojmë dot që del në aeroport, është idjotësi në rastin më të mirë, dhe pafytyrësi në rastin më të keq.
Kur analiza pastaj bën sikur thellohet dhe merr tatëpjetën dhe arrihet në përfundimin se vaksinat nuk do ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, aty kupton sa rëndë psikologjikisht është opozita. Kupton gjithashtu, pse keto dy ceshtje jetike, as që denjoi ti përmendë në hapjen e fushatës së saj jetike. Opozitta, ndërkohë, mund të kishte bërë dhe ajo pjesën e saj, si për tërmetin, si për pandeminë. Ashtu, duke qëndruar në llogoren e saj, mund ti kishte lëvizur të pasmet, se në fund të fundit bëhet fjalë për të njejtin popull, prej të cilit tani po kërkon votën.
Kontributi jepet në të gjitha format dhe mënyrat, pavarësisht cfarë bën dhe sa bën shteti. Në raste fatkeqësish, edhe xhesti më i vogël simbolik mbahet mend gjatë në mendjen e njerëzve. Por, opozita, pasi provoi gjithë marrëzitë e botës, të vetmen shpresë për të ardhur në pushtet e ka varur tek fakti, se pas tetë vitesh në opozitë, pushteti vjen vetë tek ty, nuk shkon ti tek ai.
E vërteta është, se në pushtet nuk vihet duke mos bërë asgjë, duke mos ndryshuar asgjë, pa asnjë ide, program dhe emra. Nuk mund ti kërkohet vota dhe besimi njerëzve, kur edhe ato vota që ju dhanë 4 vjet më parë, u braktisën. Nuk mund tu kërkohet vota dhe besimi njerëzve, që në zgjedhjet e fundit lokale u lanë në mëshirë të fatit, të papërfaqësuar, sepse opozita nuk bënte dot më opozitë. Ai që nuk di të bëjë opozitë, nuk di si të bëjë, as pushtet.
Emrat me të cilët përfaqësohet opozita sot, janë të denjë për një manual, sesi nuk duhet të jetë një politikan. Me historitë e tyre mund të shkruhen guida falas, (nga ato që shpërndahen tek stacionet e autobusëve), sesi mund të dallojmë para se të jetë vonë, politikanët e rrezikshëm, që nuk duhen votuar kurrë; ata që pushtetin e duan ose për të vrarë, ose për të vjedhur, ose për të fjetur./tema