• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse ne nuk besojmë te policia dhe rasti i Klodian Rashës si epilog

04/06/2021
Sot jemi të lumtur se kemi për kë të qajmë

Nga Mira Kazhani

Nuk e publikuam videon e plotë në Tiranapost, atë ku shihej qartë se si një polic me uniformë vret Klodian Rashën, pa pasur asnjë rezistencë prej të riut. Ai qëndron thjesht i ulur në tokë, duke marrë frymë me vështirësi, pasi ka vrapuar shumë për t’i ikur policisë.

Në këto raste mendoj se etika nuk duhet të ketë rëndësi sa e vërteta dhe jeta e një të riu sa shkaqet e një polici, një polic sa vetë policia. Një krim apo një fenomen? Varfëri apo korrupsion? Këto duhen folur sot. Nuk e postuam videon gjithsesi, se klikime të tilla i refuzoj.

Por disa gjëra duhen thënë, më saktë ulëritur!

Klodian Rasha nuk jeton më. Ajo video mund të kthehet mbrapsht dhjetëra herë, por jeta e tij as edhe një herë më!

Klodian Rasha është shpallur hero, por ai s’ishte në luftë dhe s’kish pse binte dëshmor. Ishte një djalë i ri, rrugëve të qytetit të tij, ku maksimumi theu orën policore (në kushte pandemie). Por sa prej nesh mund ta kenë thyer?!

Vrapoi se nuk deshi që ta kapnin policët? Vrapoi se mund të kishte diçka për të fshehur? Edhe sikur të jenë të vërteta të gjitha këto, vlejnë sa një gjobë, sa një ndëshkim sipas ligjit.

Videoja e vrasjes së Klodian Rashës është njolla më e madhe për Policinë e Shtetit. Në të vërtetë policia ka dhënë shpesh shembuj se si ne si qytetarët s’duhet të kemi besim tek ajo.

Në fushatën elektorale për 25 prillin ne pamë një polici në dy krahët. Një polici që nuk ishte në nivelin e duhur në ngjarjen e Elbasanit, njëjtë siç ishte edhe policia që refuzonte të zbatonte urdhër-ndalimet e Ina Ramës për 21 Janarin.

Do guxoja të rikthehesha edhe në rastin mister të zhdukjes se Erjeta Avdylit, në vitin 2000, punonjëses së Unicef, dhe dritëhijeve të bashkëshortit të saj polic.

Ka shumë kohë që policia është njollë. Me ndonjë përjashtim të disa përpjekjeve të Tahirit me policinë rrugore, pjesa tjetër ka qenë një kruajtje fyti. Në përgjithësi një vend pune i prapambetur dhe një vend i inkriminuar.

Ne nuk besojmë tek policia dhe bëjmë mirë! Kështu u ruhemi vetë telasheve, por ne nuk mund të bëjmë çap nga shtëpia pa të. Të paktën kur flasim për policimin në komunitet, pa llogaritur këtu edhe përballjen me operacione të sofistikuara.

Policët nuk janë të gjithë vrasës se mund të jetë një koleg i tyre i tillë. Do ishte e padrejtë t’i futnim të gjithë në një thes. Ka nga ata që e kanë vokacion dhe nder mbrojtjen e qytetarëve të tyre dhe ka shumë, absolutisht. Por as të mirët nuk e bëjnë dot të besueshme policinë. S’e bën dot asnjë individ, as të mirë e as të keqe, në fakt. Problemi nuk është tek polici por tek policia, jo tek një patrullë por tek patrullimi.

Policia duhet parë në kompleksin e saj dhe pa emocione. Duhet parë drejt e tek shkaku i vërtetë që quhet korrupsion.

Korrupsioni është shkaktari për nivelin dhe përformancën e dobët të policisë dhe në disa raste edhe për dualitetin e saj.

Korrupsionin s’ka nevojë që ta kërkojmë e ta gjejmë patjetër të dokumentuar, të zbulojmë tendera apo prova të tjera që të bindim skeptikët.

Ai shihet me sy të lirë, që nga veshjet dhe makinat që ngasin policët shqiptarë.

Policët shqiptarë duhet të jenë të sigurt dhe dinjitozë. Të mos veshin uniforma të sajuara, pantallonat nga Italia e xhupin nga Turqia. Të mos ngasin makina të dobëta. Në Kosovë patrullojnë me “Toyota” , tanët lëvizin me makina “Hyundai”. Bëhet dallimi vetë.

Në Shqipëri ka diku tek 5 ose 6 radarë për policinë rrugore, ndërsa në Kosovë ka 200 radarë për këtë shërbim. Prej “Unmik” apo ndërkombëtarëve, që pas luftës atje sapo kalon kufirin e kupton që Kosova për nga policia është përpara. Boll t’u shohësh uniformat dhe qëndrimin dinjitoz. Policët duhet të jenë të trajnuar dhe të edukuar por edhe të vëzhguar. Nuk mund të jenë ata një bandë me uniformën e shtetit. Ata duhet të jenë të paguar mirë, të veshur mirë, të trajnuar mirë.

Policia dhe policët tanë janë të varfër, por, nga ana tjetër, ka shefa dhe ish-shefa policie që kanë pasuri e cila kërcet po aq sa ajo e gjyqtarëve apo e prokurorëve.

Një kontrast tjetër ky, që do shkundur.

Të gjithë këta faktorë nuk janë çështje dështimi, por mosdashjeje. Me pak dëshirë shumëçka mund të ndryshojë. Sikundër edhe një superpolici mund të ketë brenda një farë të keqe, mund të prodhojë një ngjarje të rëndë, si vrasja e të riut Rasha, por policia serioze duket nga mënyra se si përballet me një skandal në gjirin e saj.

Si në rastin e videos/vrasjes së Klodianit, ku duhet çuar në fund drejtësia dhe morali për këtë histori.

Zinxhiri i largimeve duhet të kish vazhduar dhe nuk është asnjëherë vonë.

Rikthimi i kësaj videoje s’duhet të shërbejë sa për t’u hapur plagën familjarëve të viktimës apo për të xhiruar në rrjet duke u harruar me dhimbjen e radhës. Duhet të nisë një debat i madh, serioz e i ndershëm me finale marrje të përgjegjësisë dhe ndërtimin e një policimi të ri.

Shqipëria është shumë e vogël për të mos u kontrolluar. Nuk është Amerika dhe India, as Kina.

Shqipëria nuk ia del dot vetëm me bukuri.

Ajo duhet fillimisht të rrezatojë siguri dhe polici. Kjo nis veç me luftën ndaj korrupsionit dhe investimin e ndershëm tek aorta kryesore e një shteti, policia!/ TP

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë
Blog

Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë

14/04/2025
Sekreti
Blog

Sekreti

04/04/2025
Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”
Blog

Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”

16/03/2025
Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit
Blog

Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit

07/03/2025
Turma do gjak!
Blog

Turma do gjak!

07/03/2025
Rreziku i Republikës së Prokurorëve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti nënshtrohen nga frika
Blog

Rreziku i Republikës së Prokurorëve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti nënshtrohen nga frika

05/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al