• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse ikin shqiptarët nga Shqipëria? Ismail Kadare ka një shpjegim të jashtëzakonshëm (VIDEO)

29/01/2023
Ismail Kadare rrëmben Nobelin Amerikan, triumfon mes 9 shkrimtarëve të shkëlqyer

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka dhënë një nga shpjegimet më të mira për largimin e shqiptarëve nga vendi dhe për detyrat që ka shteti shqiptar për të mos lejuar që kjo të ndodhë. Ai e ka dhënë këtë intervistë, nga ku po shkëpusim këtë fragment, për gazetaren Rudina Xhunga, në Jeruzalem, ku nënvizoi krahasimin mes një vendi të vogël si Izraeli që nuk mbyll sytë për hebrenjtë kudo janë, gjë që duhet ta bëjë Tirana për shqiptarët kudo ndodhen.

E risjellim për ju këtë intervistë në 87-vjetorin e Kadaresë!

“Popujt nuk jetojnë me filozofira, me ide që të bëjnë kalkulime a ka gjë që më mban në këtë vend apo nuk ka. Ngulitja e qenies njerëzore është e natyrshme, kështu ka lindur qytetërimi. Qytetërim do të thotë ngulitje, dmth në fillim ka qenë rryma që janë ndeshur; nomadizmi ata që donin të ecnin vazhdimisht, të mos nguleshin askund dhe ata që papritur iu lindte në kokë ideja që të mos lëvizim, të rrimë në një vend. Një rol të madh në ngulitjen, kane luajtur grate dhe sidomos gratë shtatzëna pasi një grua shtatzënë nuk ecën dot dhe mesa duket ato miliona gra anonime në botë, në miliona mënyra kanë krijuar trysni te burrat që te mos lëvizin. Kështu që lindën dy rryma, nomadët dhe sedentarët, u bënë armiq për vdekje, ata që kishin atdhe dhe ata që nuk kishin atdhe.

Kështu lindi qytetërimi, dmth u rrethua “vendi ku do rrimë”, ta mbrojmë atë vend ku do rrimë, të kemi varret dhe kujtimet dhe kështu u krijuan gjuhët, kujtimet historike, ai vullnet i përbashkët që njerëzit të rrinë bashkë, të jenë të afërt për njëri-tjetrin.

Unë mendoj se një nga të këqijat e shqiptarëve është se e duan më pak se të tjerët kombin, kur them si të tjerët, them si evropianët e tjerë. Kombi është një strukturë e verifikuar nga historia sot, e pranuar nga historia moderne, nuk është e përsosur si strukturë dhe në emër të tij janë bërë spekulime, por spekulime ka me çdo koncept të shenjtë.

Çfarë jemi ne? Unë nuk di se si pas asaj Rilindje të ndritur shqiptare kombëtare, e cila u ndërtua e gjitha për dashurinë e Shqipërisë ndaj kontinentit të vet që e kishte humbur dhe e rigjeti, filloi një proces i kundërt pas rënies së komunizmit dhe nisi vënia në pikëpyetje: çfarë janë shqiptarët, çfarë identiteti kanë? A janë europianë apo nuk janë europianë? Kjo është një tezë thellësisht armiqësore për Shqipërinë, nuk dua të abuzoj se fjala armik abuzohet shumë , por kjo është teza bazë e Cubriloviçit, qe shqiptarët nuk janë evropianë dhe duhet të ikin nga Europa. Ai e thoshte hapur duhet të shpërngulen, të shpëtojë Europa nga një rrezik i ardhshëm, e ka thënë fare hapur t’i bëjmë thirrje hoxhallarëve që të bindin familjet shqiptare të shkojnë në Turqi se atje është më mirë se këtu, me nëntekstin se shqiptaret, i përkasin Turqisë, ata nuk janë evropianë.

Mendoj që është urgjent botimi i draftit të tij, rreth 50 faqe, është botuar në kohën e Zogut, është botuar nga një patriot i madh shqiptar, pikërisht për të parë shqiptarët se çfarë i kërcënon.

T’i sjellim Hoxhë thotë nga Turqia që t’i bindim shqiptarët se sa mirë është në Turqi dhe t’ju bëhen lehtësitë e nevojshme me trena, me leje dhe madje lë të kuptohet që jepet edhe shpërblim për të ikur. Këtu është edhe ajo që ne nuk flasim i fshehim, marrëveshjet e fshehta turko-serbe, Turqia të fitojë disa miliona shqiptarë që i fitoi dhe Serbia për t’i shkulur nga Ballkani dhe është e hidhur kjo që po them dhe s’do doja ta them, ky është një projekt i vjetër për zbrazjen e trojeve shqiptare nga shqiptarët.

Nuk ka si ta shpjegoj ndryshe, është e njëjta gjë që vazhdon prej vitesh.

Sigurisht që i japin dorë edhe vetë shqiptarët, nuk bëhet asgjë pa shqiptarët, sigurisht Shqipëria ka gjithmonë pjesën e saj të përgjegjësisë ne braktisjen e Shqipërisë nga shqiptarët.

Ne po e bejme kete interviste ne Izrael, jemi këtu në Jeruzalem, ky qytet relativisht i vogël merret me tërë botën, ky preokupohet, “nuk e zë gjumi” për hebrenjtë në gjithë botën.

Edhe pse ne të mos bëjmë si ta, pse Shqipëria të mbylle sytë , siç ndodh. Ne nuk dimë shumë gjëra, por së paku të dimë atë që me duart tona të mos e prishim atë ç’ka kemi.

Shpesh dëgjoj që ka 5 milionë shqiptarë në Turqi. Ku kanë shkuar këtë 5 milionë shqiptarë? Pse nuk është marrë vesh si këta 5 milionë shqiptarë nuk paskan një shkollë në Turqi, nuk paskan një gazetë, nuk paskan një rreth kulturor, nuk paskan 5 mijë veta që dinë gjuhën shqipe?

Ka vend në botë që ndodhe kjo? Si kanë ikur nga kontinenti europian në një kontinent tjetër midis një komploti të heshtjes të çuditshme. Edhe ne Greqi, kur flitet problemi i çamëve, unë nuk e di se sa sqarohet vërtetë, kjo shpërngulja e çamëve si u bë? Çamëria është katandisur një gjë e vogël fare, ne krahasim me çfarë ka qenë. Kjo nuk është kaq e thjeshte. Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa kujtojmë”- e mbyll Ismail Kadare intervistën për gazetaren Rudina Xhunga.

Pjesa e dytë/ Ismail Kadare në një shpjegim të jashtëzakonshëm për pse-në e ikjes nga Shqipëria. pic.twitter.com/rqFJ07VnCW

— Rudina Xhunga (@RudinaXhunga) January 10, 2022

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Pse u qëllua Top Channel?
Blog

Pse u qëllua Top Channel?

28/03/2023
Kombëtarja mposhtet nga Polonia në ndeshjen e parë të eliminatoreve
Lajme

Kombëtarja mposhtet nga Polonia në ndeshjen e parë të eliminatoreve

27/03/2023
Për pak ditë mbushte 61 vjeç, ky është roja fatkeq i Top Channel
Lajme

Për pak ditë mbushte 61 vjeç, ky është roja fatkeq i Top Channel

27/03/2023
Habit Luizi: Edhe tradhtinë e falin, ja gjëja që e ‘vret’ më shumë një femër
Lajme

Habit Luizi: Edhe tradhtinë e falin, ja gjëja që e ‘vret’ më shumë një femër

27/03/2023
Ndalohen dy persona në Vlorë, dyshohet se kanë lidhje sulmin ndaj Top Channel
Lajme

Ndalohen dy persona në Vlorë, dyshohet se kanë lidhje sulmin ndaj Top Channel

27/03/2023
Rikthehet Lul Basha: Do bëj fushatë në të gjithë Shqipërinë (VIDEO)
Lajme

Rikthehet Lul Basha: Do bëj fushatë në të gjithë Shqipërinë (VIDEO)

27/03/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

PD e vulës nxjerr kandidat për kryetar bashkie në Gjirokastër

PD e vulës nxjerr kandidat për kryetar bashkie në Gjirokastër

28/03/2023
Pse u qëllua Top Channel?

Pse u qëllua Top Channel?

28/03/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al