Kaloi edhe një javë tjetër dhe opozita nuk e ka ende drejtuesin politik në qarkun Gjirokastër. Ndonëse deri më tani janë përmendur në media disa emra, Lulzim Basha heziton të shpallë drejtuesin që do t’i prijë betejës së 25 prillit. Nga ana tjetër socialistët vijojnë fushatën në terren në një përpjekje për të ruajtur rezultatin e vitit 2017 duke marrë tre mandate në Gjirokastër. Ministri Bledi Çuçi ishte së fundi në Memaliaj për një takim me strukturat e PS-së.
“Për dallim nga kundërshtarët tanë, ne themi të vërtetën, si dhe kërkojmë ndjesë e japim një shpjegim për punë që s’janë bërë. Por qeverisja jonë s’ka të krahasuar me modelin e tyre të rrënimit dhe rrëmujës. Sfida jonë më e madhe në këto zgjedhje është të jemi në lartësinë e nevojës së njerëzve dhe të adresojmë si duhet shqetësimet e problemet e tyre. Shqiptarët presin më shumë nga ne sepse nga kundërshtarët tanë kanë kohë që nuk presin më asgjë prandaj do t’i braktisin edhe në këto zgjedhje”, shkruan Çuçi në faqen e tij në Facebook.
©argjiroja.net