• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PS nxjerr “thikat”, Tahiri i përmend burgun Ilir Metës?

17/03/2017
PS nxjerr “thikat”, Tahiri i përmend burgun Ilir Metës?

Në reagimin e fundit të ashpër kundër LSI-së, lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit, sa i përket kultivimit dhe trafikut të drogës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri flet edhe për politikanë që e kanë vendin në burg. Ndonëse nuk përmed emra, Tahiri lë të kuptohet se kjo është për LSI-në, e ndoshta për kreun e saj Ilir Meta.

“Edhe njehere faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e pakursyer ndaj Policise se Shtetit dhe per shperfilljen e merituar ndaj atyre qe jane gati t’i rivene zjarrin Shqiperise, per te mos perfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh”, shkruan Tahiri i revoltuar nga reagimi më herët gjatë ditës i LSI-së.

Po çfarë qëndrimi mbajti partia e Ilir Metës për raportin e DASH? Përmes Luan Ramës, LSI i kujtoi Tahirit “spektaklet me korrjen e kanabisit” dhe e fajësoi atë për problemin e kanabisit në Shqipëri.

“Është e rëndësishme të dëshmojmë përgjegjshmëri dhe angazhim konkret në këtë sfidë të madhe që Shqipëria të mos vazhdojë më të bëjë transmetime dhe spektakle me policë që çohen për të korrur kanabis. Shteti duhet të luftojë çdo shfaqje kriminale. i bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe në mënyrë konkrete, jo me fraza dhe demagogji. As me akuza dhe me kundër akuza. Por me veprime konkrete”, tha Luan Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse ka komunikim brenda koalicionit për spektaklin e policëve që korrin hashash, Luan Rama iu përgjigj, se “qëndrimi i LSI ka qenë institucional, politik, qytetar, inkurajues dhe mbështetës për organet e zbatimit të ligjit. Fakti që Shqipëria u identifikua si vend i kanabizuar, fakti që raporti i DASH e rikonfirmon do të thotë që më e pakta ka munguar eficienca e veprimit të organizuar shtetëror për ta penguar këtë realitet. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, konkret dhe që tani”, u shpreh Rama.

Reagimi i LSI-së vjen një ditë pasi Saimir Tahiri sulmoi indirekt Ilir Metën gjatë një takimi me të rinjtë e PS-së në Tiranë. Fjalimi i djeshëm i Tahirit ishte një “thikë” kundër LSI-së, parti që sipas kryetarit të saj është garante e stabilitetit dhe ekulibrave të vendit.

“Të respektosh njerëzit e thjeshtë është shumë më e vlefshme se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që në ekuilibër mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm, duke shtuar më tej se “Ka shumë nga ata që nuk janë të zotë, por e kanë më kollaj të zhyten në labirintet e politikës së madhe, aty ku errësira e nëntokës është aq e pasur me kulisa, me thashetheme, sa të zhytesh në problemet e vërteta të shqiptarëve duket një mundim aq i tepërt, por që duhet ta bëjë gjithmonë dikush tjetër jo ti vetë. Ka shumë që janë më të lumtur t’i bëjnë fresk oligarkut të radhës, se sa të zgjedhin varfërinë e atyre që jetojnë me racionin e ditës së nesërme”.

Përplasja e fortë mes LSI-së dhe ish-ministrit të Brendshëm, vjen në një kohë kur po forcohen zërat se shkarkimi i Tahirit erdhi pas presionit të Ilir Metës tek Edi Rama, por nga ana tjetër lidhet ndoshta edhe me afrimin e 1 Prillit, kur jo pak zëra thonë se LSI-ja do të shkëputet nga koalicioni me PS-në.

E sigurt është se në ditët në vazhdim pritet të ketë zhvillime sa i përket marrëdhënies së ndërlikuar mes PS-së dhe LSI-së dhe Saimir Tahiri, duket se deri më tani po udhëheq luftën e PS kundër Ilir Metës./lapsi.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al