Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve një ankimimin përmes së cilit kërkon mosregjistrimin në zgjedhjet vendore të kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri. Së bashku me ankesën, PS ka depozituar edhe një listë me 89 emra që sipas saj ‘kanë firmosur gabimisht’ dhe më pas e kanë tërhequr firmën. Dicka e cuditshme në fakt, por nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të jetë ushtruar presion dhe të jenë tërhequr nga nënshkrimi. Vetë Gjergji Mërkuri ka kallëzuar penalisht kreun e PS-së në Sarandë, Eleron Gjoni, për pengimin e tij të garojë në zgjedhje. Duket se Partia Socialiste i trembet një kandididimi të mundshëm të Gjergji Mërkurit duke qenë se ai merr më shumë vota nga radhët e të majtëve. Më poshtë lista e personave që pretendojnë se janë tërhequr nga nënshkrimi për Gjergji Mërkurin.