• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protestat/LSI padit Rilindjen: Kërkon të gjejë fajin tek palë të treta

14/12/2020
LSI del hapur, kërkon qeveri teknike me Ramën

Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha përmes një deklarate njoftoi sot se LSI ka ngritur padi penale ndaj gjithë personave që akuzojnë LSI se ka paguar të rinjtë protestues.
Me sa duket target i padisë janë përfaqësues të mazhorancës, por emrat e tyre nuk janë përmendur në deklaratë “Rilindja kërkon të gjejë fajin tek palë të treta”,- u shpreh Gjosha.

Deklarata e plotë e Klajda Gjoshës

Përshendetje,
Ndodhem sot në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë për shkak të një situate tepër të rëndë që po kalon vendi pas vrasjes makabre të të riut 25 vjeçar, Klodian Rashës. Si nënë, si grua por edhe si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj t’i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje, që ka brenda dhimbje të jashtëzakonshme, e cila është e pamundur të shuhet por që uroj t’i kthehet në forcë për të përballuar të ardhmen.

Kemi qenë tepër të rezervuar në daljet tona publike, për shkak se kemi respektuar dhimbjen e madhe të familjes së Klodianit, dhe se kemi besuar se çdo retorike politike mund të përkeqësonte revoltën qytetare dhe sjelljen c’njerëzore të kësaj qeverie. Përgjate 5 ditëve të protestave qytetare, Rilindja është hedhur në sulm për të përbaltur dhe shpifur ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe opozitës se ne paskemi paguar dhe keqpërdorur minorenët për të protestuar dhe për të përdorur dhunë. Sot pushteti dhe Rilindja kërkojnë të mbulojnë vrasjen, dhunën shtetërore, dështimin dhe keq qeverisjen, nëpërmjet shpifjes dhe si gjithmonë gjetjes së fajit të palët e treta. Sot në vend të pendesës dhe mbajtjes së përgjegjësisë, Edi Rama dhe vartësit e tij kërkojnë të dezinformojnë publikun dhe aktorët e tjerë, me qëllim devijimin e të vërtetës dhe realitetit të trishtë që ka pushtuar vendin.

Për këtë arsye LSI ka vendosur të padisë në Prokurori për shpifje dhe dezinformim të gjithë ata që me deklaratat e tyre kanë ushqyer opinionin publik më të pavërteta!

LSI beson fort te protestat paqësore qytetare si një mjet i rëndësishëm për demokracinë, si një mjet për t’u dëgjuar por edhe për të kërkuar llogari atyre që abuzojnë me pushtetin duke krijuar mjerim, varfëri dhe sot më shumë se kurrë, pasiguri për jetën.

Ka ardhur koha që Shqipëria të funksionojë nëpërmjet triumfit të të vërtetës dhe jo shpifjeve dhe ka ardhur koha që Shqipëria të udhëhiqet nga shteti i së drejtës dhe jo nga shteti dhunues policor.

Shpresoj shumë që kjo padi të shqyrtohet sa më parë nga Drejtësia, në mënyrë të paanshme, që vëmendja t’i rikthehet hetimit të plotë të asaj ç’ka ka ndodhur në këtë vend natën e së henes datës 7 Dhejtor, ku nëpërmjet vrasjes së Klodianit është vrarë çdo shpresë e rinisë dhe çdo sakrificë çdo prindi.

Vrasja e Klodianit nuk është çështje partiake është çështje e të gjithë shqiptarëve dhe si e tillë meriton të trajtohet me seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri!

Ju Faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al