Luftëtari është në kaos total dhe ata pak lojtarë të cilët kanë mbetur, tashmë nuk janë më pjesë e skuadrës dhe duke parë të ardhmen e zymtë, kanë nisur që të kërkojnë skuadra të tjera. Klinti Qato u rikthye në Gjirokastër qendroi pak ditë, por duket se ka zgjdhur që të largohet nga skuadra e Luftëtarit dhe të shoh për ndonjë eksperiencë tjetër, në elitë apo në Superiore.
Klinti Qato ka luajtur edhe me Teutën, nga moshat e së cilës ka dalë, ndërsa duket se pas një gjysmë sezoni si titullarë në Superiore, zgjedh që të kërkojë një tjetër eksperiencë nisur edhe nga kaosi i krijuar në Gjirokastër.